DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim deputetin zviceran, Cédric Wermuth

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe Kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth.

Duke e uruar për marrjen e detyrës, z. Wermuth konfirmoi gatishmërinë dhe disponimin e Zvicrës për ta mbështetur Republikën e Kosovës në përmbushjen e reformave. Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, Presidentja Osmani foli për angazhimin e institucioneve të vendit për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me vendet aleate, duke potencuar raportet e shkëlqyera me Zvicrën. Ajo theksoi se mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën. Sipas saj institucionet vendore janë të  përkushtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.

Theks i veçantë në takim është vënë në menaxhimin e situatës me pandeminë. Presidentja Osmani deklaroi që Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve në mënyrë që kjo sfidë të adresohet me sukses, duke vënë theks të veçantë në mbështetjen për sigurimin e vaksinave. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.