presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Dita e Presidentit/es ka kuptim vetëm kur puna e jonë është në shërbim të plotësimit të ëndrrave e kërkesave të fëmijëve

Në Ditën e Presidentit/es, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Shkollën “Ibrahim Rugova”, në komunën e Obiliqit.

Presidentja Osmani ka thënë se gjersa kujtojmë, vlerësojmë e respektojmë të shkuarën, sytë i mbajmë kah e ardhmja.
 
“Isha sot me fëmijët e Shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq për të folur për ëndrrat e tyre, pritshmëritë që i kanë, për të ardhmen e tyre. Në bisedë me ta e kuptojmë që bota e tyre është plot me ngjyra dhe shpresë. Kur ballafaqohesh me një realitet të tillë, s´mund të rrish duarkryq, sepse vullneti i tyre dhe ëndja për jetë janë shtytësi më i fortë për të lëvizur edhe malet, në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë siç̧ e shohin ata tani në ëndrrat e tyre”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
 
E para e vendit ka thënë se Dita e Presidentit/es ka kuptim vetëm kur puna e jonë është në shërbim të plotësimit të nevojave, ëndrrave e kërkesave të tyre.
 
“Çdo fëmijë në Kosovë meriton më të mirën dhe do të angazhohem që e mira që ua servojmë të jetë përherë reflektim i asaj se si ata e projektojnë atë”, ka theksuar Presidentja. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.