Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e hapjes së edicionit të katërt të Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm
Presidentja Osmani takohet me Palmer dhe Lajčák

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.
Presidentja Osmani priti në takim Drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim drejtoreshen e NDI-së në Republikën e Kosovës, Ambasadoren Nancy Soderberg, e cila e uroi për marrjen e detyrës dhe shprehu konsideratë për bashkëpunimin e mirëfilltë, duke theksuar përkushtimin nga ana e NDI-së për avansimin e këtij bashkëpunimi.
Presidentja Osmani priti në takim guvernatorin Mehmeti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë, Sander Soone

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë në Kosovë, Sander Soone, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani: Beau shërbeu në Kosovë për ta ndihmuar shtetndërtimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur lule pranë memorialit të Beau Biden në përvjetorin e ndarjes nga jeta.
Presidentja: Do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina.
Fjalimi i Presidentes Osmani në aktivitetin e përbashkët ushtarak të FSK-së me ushtrinë amerikane ‘Defender 21’
Fjalimi i Presidentes Osmani në aktivitetin e përbashkët ushtarak të FSK-së me ushtrinë amerikane ‘Defender 21’

Fjalimi i Presidentes Osmani para pjesëtarëve të FSK-së të cilët ishin pjesë e ushtrimit “DEFENDER – Europe 21”

Zotëri Kryeministër, Zëvendëskryeministre, Ministër i Mbrojtjes, Gjeneral i Forcës së Sigurisë , Të nderuar përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të ushtrisë Amerikane, Përfaqësues të korit diplomatik, Të gjithë ju të pranishëm, por mbi të gjitha Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës! Të nderuar aleatë që gjithnjë qëndruat pranë nesh! Në këtë ditë të veçantë për secilin ushtar të forcës sonë, kam nderin që në cilësinë e komandantes supreme të Forcave tona, t’ju shpreh mirënjohjen time e të popullit të Kosovës për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë . Po kështu, dua t’jua shpreh edhe gëzimin e pamasë që po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak, secilit qytetar të Republikës së Kosovës, të cilët kanë pritur për dhjetëvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e vendit të tyre përkrah aleatëve tanë strategjikë, madje duke ndërvepruar me ta e duke e marrë vlerësimin e tyre. Sot, duke demonstruar profesionalizmin tuaj së bashku me ushtritë aleate, së bashku në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikë s, ju po e bëni krenar secilin nga ta. Por, në këtë ditë të veçantë, duam të shprehim falënderimin tonë edhe ndaj ushtrive të vendeve mike, mbi të gjitha ushtrisë amerikane, e cila po kujdeset çdo ditë që forcat tona të armatosura të zhvillohen më tej profesionalisht dhe të transformohen në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s, për ta garantuar paqen e gjithëbotshme. Ne duam, prandaj, që ta themi kumbueshëm, sot sikur edhe dje, se përtej lumturisë që na e sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimorë është e paluhatshme. Të dashur oficerë të forcave tona të armatosura! Të dashur ushtarak! 22 vjet më parë gra e burra dinjitarë të Kosovës, të udhëhequr nga ideali për lirinë, u rreshtuan nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë ës dhe e dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë. Ata u përballën me egërsinë e një regjimi, edhe kur nuk kishin burime të mjaftueshme siç kemi tani. Por, ata e patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fort në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha, ata patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin, të krijuar ndër vite, me urti e durim. Në atë kohë, sikur sot, ne e kemi ditur se duke i mbrojtur shtëpitë tona, duke luftuar për lirinë tonë, ne i kemi mbrojtur vlerat e lirisë universale dhe kemi dhënë kontribut për mbrojtjen e tyre. Sot, 22 vjet më pas, ne bijat e bijtë e tyre, të veshur me idealin e sigurimit të paqes e të stabilitetit për veten e për të tjerët, i kemi lidhur qëllimet tona me përkushtimin e partnerit tonë strategjik, me SHBA-të , për ta siguruar lirinë dhe për ta garantuar atë. Si vend e si komb, ne kemi pasur qëllim dhe mision të vetëm mbrojtjen e atdheut tonë, të lirisë sonë, por edhe respektimin e lirive të të tjerëve. Ushtria jonë është rritur e zhvilluar mbi këtë vizion për ushtri moderne, të cilin ju po e jetësoni çdo ditë me profesionalizmin tuaj. Ngritja e kapaciteteve, standardizimi dhe modernizimi i ushtrisë, si pjesë planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjikë. Prandaj, jam e lumtur të shoh se si ajo po shndërrohet jo vetëm në ushtri moderne, por edhe në partner të besueshëm të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike. Të dashur ushtarë! Forcat e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë sonë, i mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës së Kosovë s. Forca jonë është burim nga i cili rrjedh fuqia jonë kohezive për të qëndruar fort përkrah popujve liridashës, të përkushtuar për ta krijuar e ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë, në partneritet të ngushtë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore, anëtare të aleancës së popujve të lirë. Sot, kur ju po e demonstroni këtë aleancë nëpërmjet ndëveprimit ushtarak, ju po ashtu po e vulosni njëkohësisht edhe fatin tonë të përbashkët në shërbim të paqes e shpirtin tonë liridashës e të vendosur. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj,, si pjesë e po kësaj aleance, sot janë pjesë e misioneve paqeruajtëse në vatra krizash. Në fund, më lejoni t’ju drejtohem si një bijë e këtij vendi: për shërbimin tuaj sot ju do të mbaheni në mend nesër e përgjithmonë . Prandaj, ndiejeni veten krenarë për atë që keni bërë për vendin, sepse vendi do të mund të frymojë lirshëm duke jetuar me vlerën e veprës suaj, ashtu sikur ju jetoni me vlerën e veprës së etërve tuaj e të etërve të etërve tuaj. Ruajini miqësitë me botën e lirë e thellojini përditë ato, sepse kjo është ndjenja që buron nga dëlirësia e shpirtit tonë të përbashkët. Flitjuni bijve e bijave tuaja për aleancën me miqtë tanë dhe tregojuni miqve për bijtë e bijat tuaja, aleatët e tyre të nesërm. Kultivojini miqësitë në shërbim të paqes e të lirisë dhe bëjeni paqen të besueshme për të gjithë! Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura! Zoti e bekoftë Republikën tone dhe aleatët tonë ! Nderime atdheut!