Presidentja Osmani takoi mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ka takuar mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën.
Intervista e Presidentes Vjosa Osmani për Radio Televizionin e Kosovës në Davos, Zvicër – 22.01.2026
Intervista e Presidentes Osmani për Top Story, në Top Channel
Deklarata e Presidentes Osmani para mediave ndërkombëtare pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në prani të Presidentit Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje në Davos është takuar me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Presidentja Osmani ka shkruar: Pas takimit tonë të parë në Singapor, dje në Davos pata kënaqësinë të takoja sërish Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare. Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte më shumë popujt tanë. Po ashtu, diskutuam organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve tona në fusha të shumta të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Armenisë, Vahagn Khachaturyan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Davos, është takuar me Presidentin e Armenisë, Vahagn Khachaturyan. Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me Armeninë si dhe forcimin marrëdhënieve dypalëshe.
Presidentja: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Në këtë ditë kujtese e krenarie shënojmë 28-vjetorin e sulmit të dytë të regjimit gjenocidal serb mbi familjen Jashari. Dita kur Prekazi nuk u përkul, por u ngrit si kambanë lirie për gjithë kombin. Makineria vrastare serbe u përball me rezistencën heroike nga Familja Jashari, e cila nuk u dorëzua kurrë. Prekazi foli me pushkë, sepse liria nuk dhurohet, por fitohet. Ky sulm ishte vetëm paralajmërimi i epopesë. Më 5 mars 1998, Serbia sulmoi sërish. Tri ditë luftë. 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ata nuk ranë për të vdekur, por për t’u përjetësuar dhe për ta bërë Kosovën e lirë. Prekazi është altari i lirisë, djepi i UÇK-së, ndërkaq Familja Jashari, flamuri që valon përjetësisht!
Presidentja Osmani takoi Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Davos, u takua me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, me të cilën diskutoi për lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve tanë, si dhe për punën që kemi përpara drejt së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.
Presidentja Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani ka shkruar: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit. Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!
Presidentja Osmani: SEPSE ALEANCA ME AMERIKËN ËSHTË RRUGA E VETME!