Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm. Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Ai ka shprehur urimet e tij më të sinqerta për përparim të vazhdueshëm të vendit dhe mirëqenie për qytetarët, duke theksuar se respekti reciprok mbetet themeli i marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti Milatović gjithashtu nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit, dhe vlerësoi ndjekjen e një të ardhmeje evropiane të përbashkët si garanci për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. 🇽🇰 🇲🇪

Presidentja Osmani ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urime nga Lartmadhëria e tij Emiri i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Lartmadhëria e tij Princi i Kurorës së Kuvajtit Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë Emiri dhe Princi i Kurorës i uruan Presidentes shëndet, mirëqenie dhe përparim e begati të mëtejshme për të dhe popullin e Kosovës. 🇽🇰🇰🇼

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar një leter urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Nausėda shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar suksese, prosperitet dhe unitet për vendin. Ai thekson marrëdhëniet miqësore ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mirëkuptim të ndërsjellë, dhe rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për aspiratat e integrimit evropian të Kosovës. Presidenti Nausėda nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe riafirmon përkushtimin e Lituanisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur bindjen se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të zhvillohet në të ardhmen.

Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. Presidentja Osmani ka shkruar: Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar! @denis.sllovinja 

Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, ka uruar Presidenten Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në mesazhin e tij, Presidenti i Maldiveve përcjell urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira të Qeverisë dhe popullit të Maldiveve për Presidenten, Qeverinë dhe popullin e Kosovës, me rastin e kësaj dite të rëndësishme shtetërore. Ai gjithashtu i shpreh Presidentes urimet e tij personale për shëndet dhe lumturi, si dhe dëshirat për paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin e Republikës së Kosovës. 🇽🇰 🇲🇻

Presidenti i Singaporit Shanmugaratnam uron Presidenten Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Shanmugaratnam, në emër të popullit të Singaporit, i ka shprehur Presidentes Osmani urimet më të përzemërta, duke i përcjellë njëkohësisht dëshirat më të mira për paqe të qëndrueshme, përparim dhe prosperitet të mëtejmë për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Presidentja Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.  Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.  “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.