...

Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Belgjikës, i uron Presidentes Osmani 18-vjetorin e Pavarësisë

Lartmadhëria e Tij, Mbreti Philippe i Belgjikës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij shpreh urimet e sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ai përcjell gjithashtu urimet më të mira për shëndet dhe lumturi për Presidenten dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. 🇽🇰🇧🇪

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.