...

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs ka uruar Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Letonisë Edgars Rinkēvičs, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti i Letonisë shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ai vlerëson lart marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet dy vendeve, duke theksuar mbështetjen e fuqishme të Letonisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës si dhe angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti letonez shpreh gjithashtu mirënjohje për shkëmbimet e rëndësishme të nivelit të lartë gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë kontribuar në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, dhe riafirmon gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët. 🇽🇰🇱🇻

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.