Fjala e Presidentes Osmani në pritjen e organizuar nga ambasada e Shqipërisë me rastin e 28 nëntorit

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar ambasador Minxhozi, Të nderuar përfaqësues të institucioneve, z. kryetar i Kuvendit, z. Konjufca! z. kryeministër, z. Albin Kurti! Të nderuar ambasadorë! Përfaqësues të gjitha institucioneve në vend! Deputetë! Përfaqësues të klerit fetar! Përfaqësues të mediave! Të nderuar mysafirë! Urime Dita e Flamurit që të gjithëve nga thellësia e zemrës. Është një festë që gjithnjë na bën bashkë, dhe festë në të cilën krenohen shqiptarët kudo që janë, pavarësisht a jemi në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi apo në vende të tjera ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. Nëntori në kalendarin tonë kombëtar të festave është muaj i shënjuar me të drejtë. Sepse, secili prej nesh, më 28 Nëntor ndihet krenar nga ky flamur, i cili është një rrëfimtar, një rrëfimtar jo vetëm i historisë sonë, por rrëfimtar edhe i të ardhmes sonë të ndritshme. Është flamuri që na bën krenar të gjithë shqiptarëve kudo që jemi dhe para të cilit përkulemi, sepse është sakrifikuar shumë për të. Flamuri kuq e zi është simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar për liri, frymëzim i vazhdueshëm edhe për lirinë e Republikës së Kosovës. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuan shumë burra e gra me mund dhe sakrifica. Historia jonë vërtetë është e dhimbshme, sfiduese, por edhe e ndritshme e krenare. Në njërën anë, derisa Shqipëria ndër vite sfidohej dhe përpiqej të konsolidohej si shtet, Kosova vazhdonte përpjekjen e saj për liri e pavarësi. E sot, që të dyja, krah për krah njëra-tjetrës si shtete sovrane e të pavarura po ecin drejt procesit të integrimit evropian. Shumë gra e burra patriotë sikurse Ismail Qemajli, Isa Boletini nuk reshtën së punuari që Shqipëria të ”bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”, siç thuhet në Deklaratën e Pavarësisë të 28 Nëntorit të vitit 1912. Sot jemi këtu tok, shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi dhe vende të tjera, për të ngre dolli në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, për ta parë njëri-tjetrin, për të komunikuar, për t`u arsimuar, për të shkëmbyer ide, për të shkëmbyer edhe mallra, veprimtari kulturore e sportive, sepse këtë bashkëpunim pa pengesa e kërkojnë qytetarët tanë. Sot, jemi këtu, sepse duam ta përçojmë një mesazh: atë të frymës integruese, të lehtësimit të mëtejmë të jetës së qytetarëve këtu e atje, të heqjes së barrierave çfarëdoqofshin ato dhe të afirmimit të frymës evropiane e cila na bashkon. Jemi këtu, sepse na bën bashkë jo vetëm Dita e Flamurit! Kjo datë ka shumë më shumë peshë historike, sepse siç u përmend edhe më herët përveç 28 nëntorit të Skënderbeut, ne sot këtu shënojmë edhe 28 nëntorin si ditëlindje të komandantit legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të gjitha këto ngjarje i japin kuptim shumë më të madh nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, dhe idealin e brezave të shumtë. Të nderuar pranishëm! Në këtë përvjetor të Ditës së Flamurit, ndjehem krenare që Shqipëria dhe Kosova, përkundër sfidave po ecin me hapa të sigurt drejt perspektivës evropiane. Uroj dhe gëzohem që Shqipëria e Kosova të kenë sukses në të gjitha fushat e interesit të përbashkët! Kosova, natyrisht që do të vazhdojë të jetë krah i Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar edhe më tej lidhjet tona vëllazërore e strategjike! Ne kemi një synim të përbashkët. Ky synim e ka emrin e Bashkimit Evropian. Ne duhet të demonstrojmë vullnet dhe kurajo që dita kur ne do të takohemi në BE mos te jetë e largët. Rruga është e vështirë, por sikurse që u realizua ëndrra e brezave për shtetet tona të lira, e të pavarura, njësoj do të vijë dita kur ne do të ulemi në një tryezë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Deri atëherë, të punojmë me nder e me përkushtim andej e këndej Drinit, t’i fuqizojmë shtetet tona në të gjitha fushat, e t’i largojmë të gjitha barrierat e bashkëpunimit. Të shërbejmë me dinjitet dhe dashuri në funksion të avancimit të shteteve tona, ku qytetarët do të ndjehen krenar dhe do të jenë konkurrentë në tregun evropian të punës, të lirë, të denjë e të barabartë! Gëzuar Dita e Flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë së Shqipërisë! Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata !

Shumë të nderuar të pranishëm,I nderuar ambasador Minxhozi,Të nderuar përfaqësues të institucioneve, z. kryetar i Kuvendit, z. Konjufca!z. kryeministër, z. Albin Kurti!Të nderuar ambasadorë!Përfaqësues të gjitha institucioneve në vend!Deputetë!Përfaqësues të klerit fetar!Përfaqësues të mediave!Të nderuar mysafirë!Urime Dita e Flamurit që të gjithëve nga thellësia e zemrës. Është një festë që gjithnjë na bën bashkë, dhe festë në të cilën krenohen shqiptarët kudo që janë, pavarësisht a jemi në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi apo në vende të tjera ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë.Nëntori në kalendarin tonë kombëtar të festave është muaj i shënjuar me të drejtë. Sepse, secili prej nesh, më 28 Nëntor ndihet krenar nga ky flamur, i cili është një rrëfimtar, një rrëfimtar jo vetëm i historisë sonë, por rrëfimtar edhe i të ardhmes sonë të ndritshme.Është flamuri që na bën krenar të gjithë shqiptarëve kudo që jemi dhe para të cilit përkulemi, sepse është sakrifikuar shumë për të. Flamuri kuq e zi është simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar për liri, frymëzim i vazhdueshëm edhe për lirinë e Republikës së Kosovës.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuan shumë burra e gra me mund dhe sakrifica.Historia jonë vërtetë është e dhimbshme, sfiduese, por edhe e ndritshme e krenare. Në njërën anë, derisa Shqipëria ndër vite sfidohej dhe përpiqej të konsolidohej si shtet, Kosova vazhdonte përpjekjen e saj për liri e pavarësi.E sot, që të dyja, krah për krah njëra-tjetrës si shtete sovrane e të pavarura po ecin drejt procesit të integrimit evropian.Shumë gra e burra patriotë sikurse Ismail Qemajli, Isa Boletini nuk reshtën së punuari që Shqipëria të ”bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”, siç thuhet në Deklaratën e Pavarësisë të 28 Nëntorit të vitit 1912.Sot jemi këtu tok, shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi dhe vende të tjera, për të ngre dolli në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, për ta parë njëri-tjetrin, për të komunikuar, për t`u arsimuar, për të shkëmbyer ide, për të shkëmbyer edhe mallra, veprimtari kulturore e sportive, sepse këtë bashkëpunim pa pengesa e kërkojnë qytetarët tanë.Sot, jemi këtu, sepse duam ta përçojmë një mesazh: atë të frymës integruese, të lehtësimit të mëtejmë të jetës së qytetarëve këtu e atje, të heqjes së barrierave çfarëdoqofshin ato dhe të afirmimit të frymës evropiane e cila na bashkon.Jemi këtu, sepse na bën bashkë jo vetëm Dita e Flamurit! Kjo datë ka shumë më shumë peshë historike, sepse siç u përmend edhe më herët përveç 28 nëntorit të Skënderbeut, ne sot këtu shënojmë edhe 28 nëntorin si ditëlindje të komandantit legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të gjitha këto ngjarje i japin kuptim shumë më të madh nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, dhe idealin e brezave të shumtë.Të nderuar pranishëm!Në këtë përvjetor të Ditës së Flamurit, ndjehem krenare që Shqipëria dhe Kosova, përkundër sfidave po ecin me hapa të sigurt drejt perspektivës evropiane.Uroj dhe gëzohem që Shqipëria e Kosova të kenë sukses në të gjitha fushat e interesit të përbashkët! Kosova, natyrisht që do të vazhdojë të jetë krah i Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar edhe më tej lidhjet tona vëllazërore e strategjike!Ne kemi një synim të përbashkët. Ky synim e ka emrin e Bashkimit Evropian. Ne duhet të demonstrojmë vullnet dhe kurajo që dita kur ne do të takohemi në BE mos te jetë e largët. Rruga është e vështirë, por sikurse që u realizua ëndrra e brezave për shtetet tona të lira, e të pavarura, njësoj do të vijë dita kur ne do të ulemi në një tryezë të përbashkët në Bashkimin Evropian.Deri atëherë, të punojmë me nder e me përkushtim andej e këndej Drinit, t’i fuqizojmë shtetet tona në të gjitha fushat, e t’i largojmë të gjitha barrierat e bashkëpunimit. Të shërbejmë me dinjitet dhe dashuri në funksion të avancimit të shteteve tona, ku qytetarët do të ndjehen krenar dhe do të jenë konkurrentë në tregun evropian të punës, të lirë, të denjë e të barabartë!Gëzuar Dita e Flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë së Shqipërisë!Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata !
Presidentja: I uroj të gjithë shqiptarët për këtë festë të rëndësishme duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me kabinetin qeveritar, me rastin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Presidentja Osmani: Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar shqiptarët në 109- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Presidentja Osmani ju dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar sot telegrame ngushëllimi familjeve: Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, anëtarë të të cilëve janë vrarë një ditë më parë në një sulm të armatosur në Gllogjan.
Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar kryeministër, z. Albin Kurti! I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj! Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të Qeverisë së Kosovës!, I nderuar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës!, Të nderuar Shkëlqesi, Ambasadorë!, Shumë të nderuar përfaqësues të mediave, Por mbi të gjitha, të dashur ushtarakë; oficerë dhe nënoficerë! Sot, në këtë ditë të veçantë tuajën dhe më të rëndësishmen për Forcën tonë, Forcën e Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që t’ua urojë të gjithëve ditën tuaj. Jam po kaq e lumtur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ne e shënuam bashkë ditën tuaj, Forcat tona kanë shënuar një zhvillim të hovshëm, duke u shndërruar nga ruajtëse e paqes së brendshme në faktor të rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë globale, si partner i besueshëm e i rëndësishëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë brenda aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, atë të NATO-s. Prandaj, më lejoni që fjalimin tim ta nis pikërisht duke e nënvizuar këtë dimension, nga i cili buron edhe një krenari e madhe e jonë për Forcën e Sigurisë. Muaj më parë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për herë të parë në historinë e forcave tona, zbarkuan një mision paqeruajtës ndërkombëtar, në Kuvajt, në kuadër të kontingjentit të Gardës së IOWA-s, të Ushtrisë së SHBA-ve. Ky ishte hapi i parë, por tepër i rëndësishëm për ta parë të realizuar ëndrrën tonë e tuajën për të qenë ndërtues dhe garantues të paqes globale, si dhe për të shërbyer përkrah aleatëve tanë historikë për garantimin e sigurisë globale. Ju jam mirënjohëse të gjithë ushtarëve tanë të cilët shërbyen me zell e përkushtim në këtë mision dhe për të cilën krenohet e gjithë Kosova. Po ashtu, gjatë verës, Kosova ishte pjesë e ushtrimit “Defender 21 Europe”, ndër më të mëdhenjtë që nga Lufta e Dytë Botërore, i drejtuar nga Ushtria e SHBA-ve. Për herë të parë, Kosova ishte vend pritës i një ushtrimi të tillë ndërkombëtar. Gjatë ushtrimit “Defender 21”, FSK për herë të parë ka validuar kapacitetet e saj të këmbësorisë në nivel kompanie në nivel ndërkombëtar. Validimin e kapaciteteve luftarake të Këmbësorisë së FSK e kanë bërë ekipet vlerësuese të Ushtrisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me ekipet vlerësuese të FSK-së. Ky qe hapi i dytë, shumë i rëndësishëm i përafrimit të mëtejmë të FSK-së me ushtrinë e NATO-s dhe dëshmi se ajo është duke u zhvilluar fuqishëm. Pjesë e këtij fuqizimi ishte edhe furnizimi me pajisje dhe automjete ushtarake, përfshirë 55 automjete ASV, të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së treti, FSK-ja ka kuptuar drejt ndjenjën e popullit të Kosovës për t’u bërë pjesë e aleancës sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara duke ndihmuar në krizën e refugjatëve afganë. Transportimi dhe përcjellja e shumë refugjatëve afganë nga Aeroporti i Prishtinës për në kampet e refugjatëve në Ferizaj është shenjë jo vetëm e zbatimit të vendimeve të institucioneve me dinjitet, por edhe e kultivimit të ndjenjës së përkrahjes për të zhvendosurit. Me lejoni të nënvizoj: i gjithë partneriteti me SHBA-të dhe me vendet mike, anëtare të NATO-s, i demonstruar në të gjitha këto aktivitete, është jetik për ne si Republikë e Kosovës, sikurse është edhe forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse. Furnizimi me pajisje ushtarake, edhe të dhuruara edhe të blera së fundmi janë dëshmi se ne po i ndërtojmë këto kapacitete, kaq të nevojshme për mbrojtjen e vendit tonë. Do ta rikujtoj këtu sërish: Në kohën që ne po zhvillonim ushtrimin me forcat e NATO-s, fqinji ynë verior, ishte si kërcënues i vazhdueshëm i paqes dhe i sigurisë në rajon, po zhvillonte manovra ushtarake me kërcënuesin tjetër, global, Rusinë. Të dashur pjesëmarrës! Ushtria e Kosovës ka themele të fuqishme, ngase është ngritur e është strukturuar mbi sakrificën e brezave të tërë, të sublimuar në sakrificën sublime të komandant Adem Jasharit e gjithë familjes Jashari, në luftën e UCK-së dhe vizionin euroatlantik të Kosovës, të ideatorit të shtetësisë së Kosovës, presidentit tonë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Sot, ushtria jonë po rritet e zhvillohet mbi vizionin e popullit të Kosovës për ushtri moderne, që është e zonja profesionalisht e taktikisht t’i dalë zot atdheut në çdo kohë. Sot ajo po shndërrohet në një ushtri moderne, falë këmbëngulësisë dhe sakrificës së vajzave e djemve tanë. Ushtria po i zhvillon dita-ditës kapacitetet e saj, duke e vazhduar një program dobiprurës të trajnimeve dhe shkollimit në vendet partnere. Si rezultat i këtij partneriteti, ne kemi ngritur kapacitete të fuqishme profesionale, të cilat po dëshmohen gjithandej. Prandaj, për t’ua njohur këtë meritë bijve e bijave tona, të cilat po e nderojnë Forcën, por edhe gjithë popullin e Kosovës, kam vendosur që t’i nderoj disa nga ta, të përzgjedhur nga moria e shumë ushtarakëve të tjerë, po kaq të denjë për këtë çmim, me Medaljen Presidenciale të Meritave që sot janë fytyra përfaqësuese e FSK-së gjithandej nëpër botë, duke na bërë krenarë me të arriturat e tyre e duke u bërë të parët ndër më të mirët kudo që studiuan ata, qoftë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar apo në vende të tjera. Të nderuar të pranishëm! Të nderuar ushtarakë! Rezultatet tuaja nëpër botë janë dëshmi se si duhet shërbyer atdheut. Përkushtimi juaj ndaj dijes, ndaj ngritjes suaj profesionale, si dhe sakrifica për t’i arritur majat e disiplinës e të shprehive në punë, përveçse arritje kulmore, është edhe dëshmi se për ju asnjë barrierë nuk është e patejkalueshme. Ju duhet të jeni krenarë për të arriturat tuaja, por edhe për faktin se jeni pjesë e një formacioni ushtarak, i cili ka një mision të shenjtë: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës, mbrojtjen e atdheut për të cilin është sakrifikuar shumë. Ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, të cilët po arrijnë rezultate të shkëlqyera nëpër në akademitë më të njohura ushtarake botërore dhe në gara ndërkombëtare, po e dëshmojnë çdo ditë këtë vullnet e këtë gatishmëri. Në këtë ditë të veçantë,

Presidentja Osmani ka reaguar pas aktit kriminal të vrasjes së disa personave në Gllogjan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gllogjan në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Fjala e Presidentes Osmani në diskutimin “Të drejtat pronësore dhe dhuna në familje”

I nderuar z. Wigemark, Të nderuara ambasadore, Shumë të nderuar pjesëmarrës nga institucionet vendore Zonja dhe zotërinj! Ju faleminderit për ftesën sot! Të diskutosh për të drejtën pronësore në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore është përçim i një mesazhi të qartë se fuqizimi ekonomik dhe barazia gjinore janë parakushte themelore për krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë ndihen edhe të sigurta, por edhe të fuqizuara. Diskutime të tilla i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët final. Respektivisht, këto diskutime fuqizojnë tutje përpjekjet tona për luftim të dhunës ndaj vajzave dhe grave, duke e sqaruar njëherë e përgjithmonë se nuk mund të tolerohet tutje që e drejta për trashëgimi dhe të drejtat pronësore të jenë pre e diskriminimit gjinor. Dhe se, çështja e trashëgimisë nuk është vetëm një çështje e izoluar, por prona realisht përbën një instrument të fuqizimit dhe stabilitetit ekonomik mbi te gjitha. Gratë dhe vajzat siç kemi dëgjuar shumë herë padyshim janë shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë. Pjesëmarrja e barabartë e tyre në çdo proces krahas burrave, kontribuon jo vetëm në të mirën e familjes, por edhe të gjithë shoqërisë dhe ekonomisë sonë në përgjithësi. Ky kontribut ngërthen në vete dhe trashëgiminë, edhe të drejtën pronësore, e cila padyshim është mbrojtje dhe garanci për mirëqenie, për pavarësi dhe integritet e dinjitet. Kësisoj prona krijon mundësi për pavarësi ekonomike dhe fuqizim të zërit të grave dhe vajzave kundruall padrejtësive dhe pabarazive. Si rezultat i prezencës së mëtejme të qasjes patriarkale e diskriminuese në raport me të drejtën pronësore, gjendja aktuale për sa i përket trashëgimisë pronësore vazhdon të mos jetë e kënaqshme. Një përqindje shumë e vogël e pasurisë nga prindërit trashëgohet nga vajzat, ndërkaq një përqindje po ashtu shumë e vogël është sa i përket grave që janë pronare të pronave. E një situatë e tillë, fatkeqësisht, nuk dallon shumë nga mendësia që dominonte kur ligjin e bënte Kanuni dhe kur e drejta e pronësisë varej nga gjinia, nga mosha dhe gjendja shëndetësore, teksa përparësi atëherë i jepej gjinisë mashkullore. Kësisoj “pronat e pasuritë” si dhe siç quhej “sundimi i shtëpisë së vetë”, mund t`i jepej në zotërim një 15 vjeçari, një djali pra, por jo një vajze apo gruaje. Përkundër ligjeve tona të avancuara, pasojat e një përkufizimi të tillë zakonor manifestohen dhe janë prezente edhe sot e kësaj dite në praktikë, duke anashkaluar mundësinë e ofruar në bazë të kornizës ligjore. Andaj, të dhënat për zotërimin e pronës nga vajzat dhe gratë në vendin tonë janë në nivel tejet të ulët, që është po ashtu nivel shqetësues. Kjo pra, pavarësisht bazës ligjore. Pavarësisht se Kushtetuta e Kosovës ndalon në mënyrë të qartë diskriminimin, kodi zakonor është shumë relevant në shumë pjesë të shoqërisë. Por, nuk mund të mohojmë edhe progresin e ngadaltë, por gjithsesi prezent. Të dhënat flasin për rritje të numrit të grave që kanë iniciuar kërkesa për trashëgimi. Në të njëjtën kohë është dyfishuar numri i grave që kanë raportuar se kanë trashëguar pasuri. Janë pikërisht këto zhvillime pozitive që duhet evidentohen, të duartrokiten, por mbi të gjitha duhet të shumëfishohen. Gratë dhe vajzat duhet të jenë të vendosura në shfrytëzimin e të drejtës së tyre për pronë, sepse prona nuk duhet të shihet si dhuratë. Ajo është një e drejtë e fituar. Duhet të jetë e qartë se prona është një mundësi për të manifestuar integritet në përballje me elementet e patriarkalizmit. E përderisa shoqëria gradualisht e internalizon rëndësinë e kësaj që po e diskutojmë ne sot, jemi ne institucionet që duhet të jemi shumë më të vendosur që të zbatohet legjislacioni, të ndryshohet e të përparohet aty ku është nevoja, të monitorohet pajtueshmëria, sikurse edhe sigurimi i ndarjes së drejtë dhe jodiskriminuese të trashëgimisë. Përfundimisht, sistemi gjyqësor duhet t`i trajtojë kërkesat për të drejtat pronësore të grave në mënyrë të drejtë, efikase dhe pa vonesë. E ky angazhim duhet të tejkalojë çdo ndasi shoqërore, duke u siguruar që të drejtat pronësore të sigurohen dhe garantohen edhe për komunitetet joshumicë. Të nderuar pjesëmarrës, Mungesa e një sistemi efektiv të të drejtave pronësore dhe mungesa e koordinimit sistematik në luftimin e dhunës në familje dobëson sundimin e ligjit, ndikon negativisht në respektimin e të drejtave të njeriut, dobëson pozitën e grave rrjedhimisht barazinë gjinore në shoqëri si dhe pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike e mirëqenien kolektive, sepse të gjitha këto janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, e të gjitha e kanë pikënisjen tek barazia. Ndërkaq, barazia është e pamundur pa fuqizimin ekonomik, e pa respektim të të drejtave pronësore. Kosova tashmë e ka një pako ligjesh, të cilat e rregullojnë këtë sferë, por kjo duhet të përcillet edhe me ngritje të vetëdijes në shoqërinë tonë. Prosperiteti ekonomik i vendit tonë ndërtohet mbi bazën e mundësive dhe shanseve të barabarta, ndërsa e drejta e barabartë në pronë përbën shtyllë të rëndësishme për garantimin e suksesit të përpjekjeve tona në këtë drejtim. Pronësia është shumë më shumë se sa posedim i një letre poseduese. Prona është garanci ekonomike, është kolateral që lehtëson qasjen në instrumente financiare, është konfirmim i një statusi të fuqizuar në shoqëri. E me raste, është pikërisht ajo çka mund të bëjë ndarjen në mes të jetës dhe vdekjes, duke ofruar strehë për një vajzë apo grua e cila është viktimë e dhunës si dhe mundësi për të për t’u larguar nga dhuna. Numri i grave që raportojnë raste të dhunës në familje është rritur në krahasim me vitet e mëparshme. Izolimi përgjatë pandemisë është parë si një prej kontribuuesve kryesor në këtë drejtim. E shpeshherë, pamundësia për të pasur strehën tënde si grua, e përkeqëson situatën shumë më shumë. Andaj, nuk kemi të bëjmë vetëm me të drejtën në pronë, por mbi të gjitha, me një mundësi për t’i thënë ‘Stop dhunës’- Por, asgjë nuk fillon dhe as nuk përfundon me pronën. Sot më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për mobilizim të gjithmbarshëm të shoqërisë sonë, e të Institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj luftimit të dhunës mbi baza gjinore. Këto 16 ditë