Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gllogjan në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Presidentja Osmani iu ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve, si dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.
Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.
Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.