Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut

I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca I nderuar kryeministër, z. Kurti Të nderuar përfaqësues të qeverisë së Kosovës,  Ish-president,  I nderuar ambasador Hovenier dhe ambasador Szunyog, I nderuar kryetar Aliu Të nderuara familje të viktimave të masakrës së Reçakut Shumë të nderuar të gjithë ju të pranishëm   Njëzetë e tre vjet më parë, jo shumë larg nga vendi ku sot të gjithë bënë nderimet e tyre, bota u lemeritë dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet makabre të masakrës së Reçakut krimin që ndodhi mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare.  Civilëve duarthatë, mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Atë ditë, Kodra e Bebushit, siç njihet nga banorët lokal ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, pasqyrim i qëllimit shfarosës e gjenocidal të regjimit të Millosheviqit, ishte pasqyrim i masakrave ndaj njerëzve të cilët ndodheshin në shtëpitë e tyre dhe të cilët u përballën me egërsinë e forcave policore e ushtarake serbe. Përgjatë dhjetë orëve të sulmit, të vrarë pati edhe në pjesë të tjera të fshatit, prandaj me të drejtë edhe shefi i atëhershëm i verifikuesve të OSBE-së, Wiliam Walker, nga ajo që pa në vendngjajre, pa hezitim, siç kishte deklaruar vetë atëbotë, aktin e cilësoi si një masakër të tmerrshme dhe krim të rëndë kundër njerëzimit.  Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar prezent në vendngjarje ishin vula e dëshmisë së këtij akti makabër dhe njëherë dëshmitarët më autentik krahas edhe të mbijetuarve të krimit, pra dëshmitarë të barbarisë së pushtetit të Millosheviqit, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve, dhe këtë e bënte para syve të të gjithë botës. Tendencat për ta mohuar masakrën e Reçakut, janë përpjekje e qartë për rehabilitimin e atyre që kanë kryer krimin. Por propaganda asnjëherë nuk mund t`i ndryshojë faktet historike. E sidomos jo një të vërtetë që ka ndodhur para syve të të gjithë botës. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit, por edhe shpërfaqje e qëllimit të Serbisë së atëhershme për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut, e Reçaku është njëra ndër masakrat e shumta të tmerrshme ku u dëshmua ky qëllim.  Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje e krimit. Por e vërteta për Reçakun është shumë më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e afërt të regjimit të Millosheviqit. Historia e dokumentuar nuk mund të ndryshohet dhe as nuk është subjekt i interpretimit. Ndaj një krimi siç ishte masakra e Reçakut, propaganduesit duhet të ndjejnë keqardhje, e në të njëjtën kohë edhe të kërkojnë falje e të sjellin drejtësi!   Në kompleksin e varreve që vizituam sot, vetëm një varr është ende bosh, si dëshmia më e qartë e krimit të 15 shkurtit të vitit 1999. Saga ende nuk ka marrë fund për familjen Metushi. Fati i nënës së tyre Sahides rri pezull mbi lirinë e tyre, por edhe lirinë tonë. Në kërkim të saj, ata nuk reshtën prej ditës së trishtë, porse asnjë lajm deri më sot. Madje, asnjë lajm edhe për mbi 1600 të zhdukur të tjerë me dhunë nga lufta e fundit, të cilët janë përkushtim i yni i çdoditshëm dhe pa të cilët liria jonë gjithnjë do të mbetet  e papërmbushur.   Të nderuar të pranishëm, Të nderuar familjarë, Të nderuar ambasadorë që jeni prezent,  Përfaqësues të institucioneve,    Secili prej këtyre varreve ka një histori tmerri. Secili varr dëshmon gjithçka. Të gjitha këto varre bashkë përbëjnë një dëshmi të argumentuar, të pakontestuar dhe të dokumentuar. “Ishte një akt i qëllimshëm dhe joselektiv i vrasjeve, i bërë për të krijuar frikë në mesin e popullit të Kosovës”, pati deklaruar atëherë presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Kjo masakër shënoi kthesën më të rëndësishme të periudhës së luftës në Kosovë, ngase diplomacia botërore intensifikoi përpjekjet për ndalimin e barbarisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Në të njëjtën kohë intensifikoi edhe përpjekjet e vajzave e djemve të UÇK-së për lirinë e vendit tonë.  Pamjet nga Reçaku prekën jo vetëm ndërgjegjen e njerëzve të zakonshëm kudo në glob, por edhe atë të diplomacisë botërore. Afro dy muaj më pas, NATO-ja nisi fushatën e sulmeve ajrore ndaj caqeve ushtarake të Serbisë duke e detyruar njëherë e përgjithmonë largimin e saj nga Kosova që nga 24 marsi 1999. Sot Reçaku dhe Kosova janë të lirë falë angazhimit dhe sakrificës së popullit të Kosovës, si dhe falë ndihmës së aleatëve tanë të përhershëm nga bota demokratike.  Duke i përkujtuar çdo vit viktimat e Masakrës së Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e masakrave anekënd Kosovës ne e kujtojmë e rithemi të vërtetën, e asgjë pos të vërtetës, të cilën duhet ta themi këtu, por edhe kudo tjetër në botë. Nëse dikur luftuam për lirinë tonë, sot duhet të luftojmë për kujtesë kundër harresës, duke shikuar gjithnjë kah e ardhmja. Do të kthehemi çdoherë në Reçak, do ta themi me zë të lartë se këtu u dëshmua se krimet kundër civilëve shqiptarë janë ato që tregojnë qëllimin shfarosës të regjimit të atëhershëm të Serbisë, dhe duke kërkuar që drejtësia, e jo mohimi i krimeve të jenë kryefjala e veprimeve të secilit.  Të vërtetën për Reçakun do ta bartim tutje, do ta themi me zë të lartë, sepse në çdo cep të globit duhet të dëgjohet ajo. Nuk do të lejojmë asnjëherë që të vërtetën ta mbulojë pluhuri i historisë apo tendencat për ndryshim të historisë, dhe nuk do ta lejojmë që ajo të përsëritet, jo vetëm në Kosovë, por duke qenë edhe vet dëshmitarë dhe viktima të regjimit të gjenocidit, do ta ngrisim zërin kundër gjenocidit, kundër krimeve kundër njerëzimit, e kundër krimeve të luftës gjithandej nëpër botë. Reçaku është dhimbja jonë e përhershme dhe është nevoja për ta ruajtur paqen dhe dinjitetin njerëzor. Ky vend paraqet edhe fillimin e fundit të përpjekjeve të regjimit serb për shfarosjen e shqiptarëve. Reçaku është njëri nga vendet prej ku filloi të marrë formë liria jonë. Prandaj, sot nga ky vend, përulemi para të gjitha viktimave civile, nderojmë kujtimin për ta, për të gjithë

Deklaratë e Përbashkët e Institucioneve të Republikës së Kosovës, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së

Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja.   Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.    Për më tepër, institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë. Sepse, para se OSBE-ja të bënte mbledhjen e votave, do të mbahej një proces tërësisht ilegal i hapjes së qendrave të votimit e kutive të votimit në territorin e Republikës së Kosovës për një referendum të një shteti tjetër, pra Serbisë, e ky proces do të organizohej nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Ashtu siç dëshmohet në letrën e dërguar OSBE-së nga ana e autoriteteve serbe, arsyeja pse Serbia insiston t`i hapë vendvotimet edhe në Kosovë është sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj edhe dëshiron ta shfrytëzojë referendumin si mjet të shtrimit të sovranitetit të saj mbi Kosovën. Rrjedhimisht, qëndrimi i institucioneve të Kosovës nuk ka fare të bëjë me OSBE-në, por me kundërshtimin e kësaj tendence të vazhdueshme të Serbisë, e cila dëshmon pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës.   Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin  Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

This site is registered on wpml.org as a development site.