Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Enver Malokun në 23 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani ka thënë se ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.
“Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Fjala e lirë dhe e vërteta, gjithnjë ishin përkushtim i gazetarit e atdhetarit, Enver Maloku, i cili u shua 23-vjet më parë.
Më tepër se dy dekada më parë pushoi përgjithmonë fjala e lirë e njeriut të fjalës, i cili e drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës.
Ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit.
Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!
I përjetshëm mbetet kujtimi për të.