Presidentja: Hap pas hapi drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mirëpritur publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, ku Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave.
Presidentja: Vepra dhe puna e Presidentit Rugova do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë vendosur kurorë lulesh dhe kanë bërë homazhe të varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Presidentja: Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani ka kujtuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, të përbërë nga Ragmi Mustafi, Lirona Zuka dhe Alban Alili.
Presidentja Omani priti të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Omani ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka.
Fjalimi i Presidentes Osmani në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca I nderuar kryeministër, z. Kurti E nderuar zv.kryeministre Gërvalla E nderuar familje Gërvalla E nderuar familje Zeka Të nderuar deputetë e ministra të pranishëm dhe ju miq të shumtë të këtyre dy familjeve të heronjve tanë kombëtar Të nderuar të pranishëm Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Heronjtë janë njerëz të zakonshëm që dëshmojnë trimëri e maturi të jashtëzakonshme në periudha të rënduara, të pasigurta e kërcënuese. Ata nuk bëjnë përllogaritje e kalkulime, por zgjedhin të luftojnë për idealet më të larta dhe për mbi çdo interes personal. Ata nuk krijohen rastësisht, ngase rruga që zgjedhin nuk është e rastësishme. Rruga e tyre ka qëllim, e qëllimi është kauza. Të tillë ishin Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Untergrupenbah të Gjermanisë, por ata inspiruan shumë të tjerë pas tyre, e vazhdojnë të inspirojnë edhe sot. Të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë, e kësisoj iu pre rruga një uragani përbashkues, treshes e cila brengën për atdheun e mori me vete. Sot ndihem krenare që jam para jush në këtë përvjetor kujtimi për këta heronj që idenë e lirisë dhe të shtetit e kishin projektuar qëmoti. Sot përkulemi para tyre dhe jemi falënderues që kauza e tyre sot është realitet. Jemi krenar për këtë brez të heronjve, kauza e të cilëve vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua me shtetin e pavarur, me Republikën tonë më 17 shkurt 2008. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ishin kalitur me idenë e Kosovës Republikë. Prandaj, më 1981, Jusufi fliste qartë për realizimin e saj. “Populli është i pagabueshëm”, thoshte ai. “Unë, ti, ai tjetri edhe mund të gabojmë, kurse populli që po tregohet kaq i durueshëm për realizimin e kërkesës që Kosovës t’i njihet statusi i Republikës, pa kurrfarë dyshimi se do të dijë se deri ku shtrihen kufijtë e durimit për fitimin e statusit të Republikës”, kishte deklaruar në njërin nga fjalimet e tij. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu mbesin njerëz të sakrificës, rezistencës dhe vizionit për të ardhmen e atdheut që shumë e deshtën. Duke kombinuar aktivitetin e tyre patriotik edhe me atë kulturor në rastin e Jusufit, ata u bënë referencë e kohës për angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen për idenë e Kosovës shtet. “Puna dhe vepra e tyre na e lanë lirinë e cila na duhet si buka dhe fryma e Zotit, e këtë diti ta bëjë Jusuf Gërvalla. Ata trasuan rrugën e lirisë, ndërkaq krenaria për ta e shembulli i tyre do të përcillet ndër breza”, kishte thënë presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova kur eshtrat e heronjve u sollën në Kosovë. Prandaj, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu janë konsistentë dhe ju kanë mbijetuar shumë situatave dhe shumë zhvillimeve. Jo rastësisht, heronjtë tanë kishin kombinuar në mënyrë perfekte aktivitetin kulturor me atë patriotik. Si patriotë, ata e kishin të qartë se liria nuk është koncept vetëm individual, prandaj më tërë qenien e tyre u përpoqën gjatë gjithë viteve të veprimtarisë ta përmbushin synimin për liri kombëtare, për të cilën nuk ka çmim, dhe për të cilën paguajtën me çmimin e jetës. Në një letërkëmbim me shokët e burgut, Jusufi dëshmon se besimin në lirinë e kishin që të tre të përbrendësuar, prandaj edhe ai nuk hezitonte asnjëherë që ta shpërfaqte. “E ardhmja është e jona. Liria po vjen…”, thoshte ai. Sot teksa kujtojmë Jusufin, Bardhoshin e Kadriun, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme. Këta njerëz janë kryengritës, heronj, por edhe frymëzues, kauza e të cilëve ishte e qartë, pra krijimi i shtetit tonë. Fati i Jusufit, Bardhoshit e Kadriut është i bashkëdyzuar me atë të Kosovës. Ata u detyruan ta braktisin Kosovën, porse duke pas në mendje gjithnjë vendin, të cilit i mungonte liria. Këtë vit ne kujtojmë 40 vjetorin e vrasjes së tyre, uraganin patriotik e kulturor të të cilëve e ndërpreu atentati, duke lënë pas emra domethënës, kuptimi i të cilëve mbushet në çdo përvjetor. Ndoshta të tre heronjtë nuk e kanë imagjinuar kurrë se do të iknin prej kësaj bote në ditën e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, i cili ishte frymëzim i pandalshëm i tyre, por edhe i yni. Vrasja e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut ishte goditje e madhe për aktivitetin edhe të mërgatës sonë, e cila që prej asaj kohe nuk ka ndaluar asnjë çast që t`i shërbej atdheut në të gjitha mënyrat e mundshme. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu janë dëshmi e kontributit të çmuar që ka dhënë kjo mërgatë për shtetin tonë. Të tre heronjtë u shuan me mallin për Kosovën. Jusufi në një letër drejtuar nënës Ajshe, më 1980, citonte fjalët e saj që ua kishte thënë qysh në fëmijëri: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Kush u mundue për nder, nder ka gjetë!” Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ecën pikërisht në këtë rrugë, rrugën e nderës, e zorshme, por edhe e kollajshme, e kollajshme sepse ata gjithsecili i qëndruan besnik nderit. E në letrën e tij, ai e inkurajon nënën Ajshe, që mos të dorëzohet. “Ma në fund, thotë ai, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue atëherë kur kanë kukatë qyqet”, i shkruan ai nënës së tij. E pikërisht nëna, shtëpia dhe vendlindja, janë ato të cilave u falen heronjtë, siç thuhet në vargjet e poezisë “Do të kthehem”: Kthehu shpejt më ke pas thënë Se brengat më kanë molisur Të presin shokët një varr nën bli Porositë e babit tënd Kaluan

Presidentja Osmani dekoron Smajl Hajdarajn me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 20-vjetorin e vrasjes, ka dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn. Sipas Presidentes Osmani, Hajdaraj ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Në ceremoninë e dekorimit, Presidentja Osmani ka theksuar se liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike.
Presidentja: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me familjen e Jusuf e Bardhsosh Gërvallës, dhe me kryeministrin Albin Kurti, me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe me deputetë e përfaqësues tjerë të institucioneve kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla, dhe kanë vendosur kurorë lulesh te varrezat e heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe te shtatorja e Kadri Zekës, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre. Presidentja Osmani ka thënë se secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. “Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë”, ka thënë Presidentja. Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë. Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane. Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme. Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!
Presidentja: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me aleancat e fuqishme me popujt evropianë krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka kujtuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në 554 vjetorin e vdekjes.