presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me familjen e Jusuf e Bardhsosh Gërvallës, dhe me kryeministrin Albin Kurti, me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe me deputetë e përfaqësues tjerë të institucioneve kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla, dhe kanë vendosur kurorë lulesh te varrezat e heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe te shtatorja e Kadri Zekës, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.
 
Presidentja Osmani ka thënë se secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre.
“Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë”, ka thënë Presidentja.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.
Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane.
Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme.
Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.