presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me aleancat e fuqishme me popujt evropianë krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka kujtuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në 554 vjetorin e vdekjes.

Presidentja Osmani, ka thënë se  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor.
Të përkulemi, Skënderbe!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.