Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Libanit, z.Najib Mikati

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, z.Najib Mikati.
Presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit si dhe kryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Genc Nimanbegu

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenten Osmani e kanë uruar kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani, si dhe kryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Genc Nimanbegu.
Presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC)

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Fjalimi i Presidentes Osmani në Pritjen shtetërore për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, I nderuar Kryeministër i vendit z. Kurti, Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Të nderuar përfaqësues diplomatik, shkëlqesi ambasadorë, Të nderuar ish-presidentë, ish-kryeministra, Përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Të nderuar mysafirë nga garda e Iowa-s që na keni nderuar me vizitën tuaj sot, Të nderuar e shumë të dashur përfaqësues nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Të nderuara media, Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Katërmbëdhjetë vite më parë u mblodhën të gjithë qytetarët tanë në sheshet e rrugët e Kosovës për të gëzuar e frymuar ajrin aq të freskët e të ëmbël të pavarësisë. Rreth e përqark botës nuk mund të shihje fytyra më të lumtura, sy më të qeshur, e brohoritje entuziazmi e shprese për shtetin tonë të porsalindur – Republikën e Kosovës: shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë përvjetor, sikurse edhe në çdo vit tjetër e në çdo ditë të punës sonë në kujtesën tonë kapërcejnë aktet e dhimbshme të sakrificës së pashembullt për shtet e për liri, si dhe aktet e qëndresës së pareshtur për ta jetësuar ëndrrën tonë për demokraci, për shtet të pavarur e për liri. Prandaj, edhe sot i kujtojmë prijatarët tanë të shtetësisë e të lirisë, nisur nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, i cili e bëri të njohur në botë dhimbjen e madhe të qytetarëve tanë që shtypeshin nën një regjim të tmerrshëm dhe e siguroi respektin e gjithë botës për vendosmërinë e tyre për të jetuar të lirë, në tokën e tyre, si pjesë e botës demokratike, e duke vazhduar deri tek secili dëshmorë e martir i këtij vendi të prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari. Përjetë u jemi mirënjohës çlirimtarëve, vizionarëve, të gjithë veprimtarëve e atdhedashësve. Të nderuar të pranishëm, Kosova jonë po shndërrohet dita ditës në Kosovën për të cilën kemi ëndërruar dhe kemi punuar shumë brez pa brezi. Çdo gur i vënë deri me tani në themelet tona po merr formën e plotë me punën e përditshme të atyre që i japin kuptim të vërtetë pavarësisë. Po flas për mantelbardhët, po flas për ushtarët, për policët, për zjarrfikësit, për bujqit që punojnë tokat e arat tona, për punëtorët qofshin ata në sektorin publik ose ata në sektorin privat, për vajzat e djemtë tanë, gratë e burrat, pleqtë e plakat, pavarësisht moshës, e mbi të gjitha për fëmijët tanë, për të ardhmen e vendit tonë. Jeni ju, prandaj është Kosova. Jeni ju, prandaj frymon shpresa. Në këto 365 ditë rrugëtim nga hera e fundit kur u takuam për pritjen shtetërore me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë, Kosovës sonë iu shtuan edhe shumë ngjyra krenarie. Flamuri i Kosovës kaq krenar e me shumë dinjitet valvitej në 4 anët e botës. Vendi ynë përjetoi emocione të shumta, qoftë në Lojërat Olimpike, në festivalet filmike më me renome nëpër botë, në skenat më të shndritshme të muzikës, në pistat e skijimit, në garat e matematikës, të shkencës, teknologjisë informative e gjithandej. Përmes zonjës Fahrie Hoti, e grave të Krushës, përmes Yllkës, Blertës, Kaltrinës, Samirit, përmes Duas, e Ritës, Kianës, e Albinit, Majldinës, Distrias, Akilit, Norës, Lorianës, e shumë e shumë të tjerëve, emri Kosovë tingëlloi shumë më ndryshe, tingëlloi shumë më mirë. Emri i Kosovës u bë sinonim i triumfit, sinonim i kampionëve, i suksesit dhe i ekselencës. Të gjithë juve, dhe të gjithë atyre që do të ndjekin shembullin tuaj, ne u jemi mirënjohës përherë. E gjithë Kosova përkulet përpara jush, e u jemi përjetësisht falënderues! E shumica nga emrat që sapo i përmenda e kanë një të përbashkët: në vitin që lamë pas, triumfuan vajzat dhe gratë tona. Në vitin që lamë pas, na prinë përpara vajzat e gratë tona me sukseset e tyre. Prandaj, me të drejtë, këtë vit simboli ynë i pavarësisë, obelisku NEWBORN, u dedikohet grave e vajzave tona, të cilat përkundër sfidave e vështirësive, vazhduan gjithnjë t’i mbajnë krahët e tyre lartë. Për të gjitha ju që sot gëzoni ditët e lirisë, por edhe për të gjitha që sakrifikuan jetën e tyre për liri, për të gjitha gratë të cilat kërkojnë e meritojnë drejtësi edhe sot 23 vite pas lirisë, për të gjitha nënat që ende nuk dinë për fatin e bijve të tyre, por kurrë nuk dorëzohen – për të gjithë atë që përfaqësoni e për forcën që keni treguar çdo ditë, ne ju përkulemi. Të dashur qytetarë, Sfidat, sigurisht, janë të pranishme. Disa janë globale dhe ne nuk u shmangemi dot, e disa të tjera janë të brendshme të cilat po punojmë t’i tejkalojmë së bashku. Por dua t’ju siguroj që për të dyja ne e kemi edhe vullnetin edhe gatishmërinë që të përballemi me to e t’i mbisundojmë. Dhe jam e sigurt, se sikurse ashtu deri me tash, miqtë që na qëndruan pranë në ditë të mira e në ditë të vështira, do të vazhdojnë të jenë në mesin tonë e atyre do t’u rreshtohen përkrah dhe shumë e shumë të tjerë. Arritjet e derikëtushme na bëjnë krenarë, por na japin edhe motiv shtesë për ta bërë Kosovën vend edhe më të dinjitetshëm të qytetarëve tanë po kaq dinjitarë. Urime Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të vendit tonë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!
Fjala e Presidentes Osmani në ceremoninë e parakalimit të kuadrateve të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Shumë të dashur qytetarë të vendit tonë, I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, I nderuar Kryeministër Kurti, Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Të nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Të nderuara familje të dëshmorëve të UÇK-së, Të nderuar shkëlqesi ambasadorë, Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të ushtrisë dhe të policisë sonë në 14 vjetorin e Republikës së Kosovës. Katërmbëdhjetë vite të shtetësisë së Kosovës nuk janë shumë, por nuk janë as pak për ta kujtuar rrugën e vështirë për ta bërë shtetin. Këta djem e vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës. Ata nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garanca për çdo cep të territorit të Kosovës. Ata janë identiteti i shtetit të tonë të ri, për të cilin dhamë shumë mund dhe të cilin po e ndërtojmë çdo ditë e më shumë, po e forcojmë çdo ditë e më shumë dhe po e konsolidojmë çdo ditë e më shumë. Teksa forcat tona policore e ushtarake do të marshojnë në sheshet e Prishtinës, nuk ka se si të mos kujtohet sakrifica e brezave të shumtë për liri, periudha e rezistencës paqësore dhe ajo e rezistencës së armatosur, puna ikonike e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi e demokraci, sakrifica sublime e rreth 3 mijë dëshmorëve të UÇK-së që së bashku me prijësin e tyre, komandantin legjendar Adem Jashari me familjen e tij dhanë gjithçka për lirinë tonë. E mbi të gjitha, nuk ka se si mos të kujtohet se sa e dhimbshme e plot sakrifica ishte rruga drejt lirisë për secilin prej jush të nderuar qytetarë të Kosovës. Rreth 13 mijë civilë të vrarë, prej të cilëve akoma shumë të zhdukur, rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që akoma kërkojmë drejtësi, e shumë e shumë dëme, shkatërrime tjera që kishin synim shfarosjen tonë tregojnë se drejtësia akoma nuk është vendosur e për drejtësi thërrasim çdo ditë. Në këtë ditë të madhe për shtetin tonë, nuk duhet të reshtim së përsërituri: Faleminderit Amerikë, faleminderit NATO dhe faleminderit të gjitha shteteve mike, të cilët na dolën në ndihmë më 1999 për të na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit! Secili nga njerëzit e këtij vendi ka bërë diçka për këtë ditë. Secili në mënyrën e vet e ka bërë diçka që Kosova të bëhet shtet, prandaj sot jemi këtu dhe përulemi me respektin më të madh ndaj të gjithë atyre që ëndrrën tonë për shtetin e bën realitet. Sot, kemi arsye të festojmë, sepse shteti ynë tashmë e ka profilin e ndërtuar. Një shtet i vogël, por me zemër të madhe, synim i të cilit është Bashkimi Evropian, NATO, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare ku ne do ta japim kontributin tonë. Populli më proamerikan, më proevropian e më pro NATO, e ka rrugën e qartë përpara. Ne jemi jo vetëm pjesë gjeografike e Evropës, por jemi pjesë e saj, sepse edhe ndajmë vlerat e përbashkëta e synojmë të arrijmë në strukturat euro-atlantike. Në këtë rrugë, Kosova tashme i ka dhënë provat e saj, qoftë me përkushtimin ndaj forcimit të shtetit, poashtu edhe me forcimin e institucioneve vitale të tij. Ushtria jonë që sot do të parakalojë para jush është e përgatitur dhe profesionale në mbrojtjen e sovranitetit dhe të territorit të Republikës së Kosovës. Kjo Forcë është poashtu e përgatitur të jetë partneri më serioz i aleancës sonë me partnerët në shërbim të paqes. Sot në krye të kësaj Force ndodhet gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili, sikurse Adem Jashari që praroi simbolin e UÇK-së, i nipi i tij sot bart në supe procesin e rëndësishëm të transformimit të ushtrisë sonë dhe shkëlqimit të saj deri në anëtarësimin në NATO. Të nderuar qytetarë, Pavarësia e Kosovës është e arritura jonë më e madhe. Ky është projekti ynë nacional, një realitet që mbanë vulën e angazhimit tonë kombëtar i përmbledhur më së miri në qëndrueshmërinë e brendshme dhe integrimin e jashtëm. Këto janë dy parakushte themelore për të ardhmen e vendit tonë. Institucionet me të gjithë mekanizmat e vet janë garantues se nuk do të lejojnë cenimin e integritetit territorial dhe të rendit juridik të Republikës sonë. Do të jemi të vëmendshëm e të vendosur. Republika është interesi mbi të gjitha. Ne na lidhë shumëçka me Evropën, por asgjë nuk na ndanë. Në këtë rrugëtim duhet ta ruajmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë. Duhet ta forcojmë sundimin e ligjit, ta përmirësojmë edhe më tej qeverisjen në interes të qytetarëve, t`i forcojmë institucionet dhe edhe më tutje ta zhvillojmë ekonominë e vendit. Kjo është Kosova që e presin qytetarët tanë, kjo është Kosova për të cilën u sakrifikuan shumë e që duam të gjithë ne! Ky është edhe amaneti i vizionarëve dhe i heronjve tanë. Prandaj, këtë besnikëri ndaj tyre e tregon edhe uniforma e ushtarëve policëve që do të parakalojnë sot dhe e bën më kuptimplote. Në një incizim të rrallë të tij, komandanti Adem Jashari dëgjohej duke thënë, po e citoj: “Besa-besë…vetëm një vdekje se tjetër s`kemi në këtë jetë dhe një fjalë të mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodh tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë, tjetër s`ka në grykë të pushkës”. Të nderuar qytetarë! Teksa e kujtojmë rrugëtimin tonë të drejtë por sfidues për shtet të pavarur, le të mos harrojmë se sa e gjatë ka qenë rruga jonë drejt lirisë, e sa e madhe duhet të jetë krenaria jonë për arritjen e saj. Le të kujtojmë se krijimi i shtetit të Kosovës ka qenë ëndrra e dhjetëra brezave, të cilën brezi ynë pati fatin jetësor ta përmbyllë e ta jetojë. Prandaj, le t’ia urojmë sot njëri-tjetrit këtë ditë të madhe, duke e shtrirë kujtimin në histori; le ta përmbledhim rishtas fuqinë e ta konsolidojmë çdo ditë e më shumë shtetin tonë, ëndrrën tonë, të cilën po e shohim çdo
Fjalimi i Presidentes Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti, Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatik, Të nderuara familje të dëshmorëve, ish presidentë e ish-kryeministra dhe të gjithë ju të pranishëm, Shumë të dashur qytetarë të vendit tonë: Në këtë sallë, 14 vjet më parë, Kosova u shpallë shtet, duke jetësuar kështu vullnetin e qytetarëve tanë për të jetuar në një vend sovran e të pavarur. Aspirata shekullore e popullit të Kosovës u materializua me pavarësinë e Kosovës, e cila hapi një kapitull të ri jo vetëm për ne, por edhe për globin, duke regjistruar në historinë njerëzore të asaj kohe shtetin më të ri në botë. Rruga deri te ky akt nuk ishte e lehtë. Populli i Kosovës ka përjetuar kalvarin nën regjimin gjenocidal të Serbisë. U dashtë shumë mund, shumë sakrifica dhe sfida për ta bërë lirinë, e po aq shumë për ta bërë shtetin. Ishte rezistenca e popullit tonë që trasoi hapat e mëpasshëm të luftës sonë për liri e për shtet. Nën udhëheqjen e atit tonë themeltar, presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Kosova në atë kohë i bëri të ditur botës demokratike se synim i saj ishte pavarësia e vendit si një parakusht për paqe e për stabilitet në rajon. Çlirimi nga robëria nuk ishte drama jonë kombëtare me një akt. Prandaj, për aq sa u rrit shtypja ndaj nesh, me të njëjtin ritëm nisi të transformohet rezistenca jonë paqësore në rezistencë të armatosur. Vajza e djem të UÇK-së, u bënë gardian të atdheut, duke vendosur përmbushjen e idealit për lirinë e vendit si aktin më sipëror për Republikën tonë. Secila luftë i ka heronjtë e vet. E liria jonë e njeh Komandantin Adem Jashari, komandantin tonë legjendar bashkë me familjen e tij si udhëheqës të kësaj lufte të cilët u bënë fli për këtë liri që e gëzojmë sot. Ne do ta nderojmë përjetësisht figurën e e komandantit Adem Jashari, por edhe të mijëra dëshmorë të luftës sonë çlirimtare, të cilët i dhanë hov përpjekjes sonë për çlirim deri në lirinë tonë përfundimtare. Sot i nderojmë edhe të gjithë ata invalidë të luftës, të cilët nuk hezituan të japin gjithçka për liri, secilin dëshmorë e secilin martir të vendit tonë. Sikurse do t`i kujtojmë përherë viktimat civile të luftës sonë, burra e gra e shumë fëmijë të cilët ranë për lirinë tonë. Të gjithë meritojnë respekt e nderim, sepse ky shtet është ndërtuar edhe mbi gjakun e 1133 fëmijëve të pafajshëm të vrarë gjatë luftës, të cilët u shndërruan në lule të lirisë. Të nderuar të pranishëm Jemi këtu sot, jo vetëm falë angazhimit e sakrificës sonë, por edhe sepse patëm ndihmën e miqve tanë. Bota demokratike nuk heshti asnjëherë para vuajtjeve të popullit tonë. Sot këtu në mesin tonë kemi ambasadorë e përfaqësues diplomatik të vendeve, të cilat në vitin 1999 u vunë në anën e drejtë të historisë, duke na mbrojtur nga shfarosja e synuar nga regjimi i Millosheviqit. Këto shtete mike u vunë në anën e lirisë si një e drejtë themelore njerëzore. Prandaj liria jonë i dedikohet edhe shteteve mike që na u gjenden pranë në ditët më të rënda për popullin tonë. Ishte NATO-ja që i dha vulë lirisë sonë. ShBA-të, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar e shumë shtete të tjera të botës së lirë që kontribuuan jo vetëm për lirinë, por edhe për paqen e shtetndërtimin tonë. Ne edhe sot e kësaj dite nuk jemi vetëm. Këto shtete edhe më tej janë në anën tonë. Prandaj, vazhdojnë të jenë në anën e së drejtës. Faleminderit për atëherë, por faleminderit nga zemra edhe për sot! Rrugën evropiane të Kosovës nuk mund ta bëjmë pa ndihmën e këtyre shteteve mike. Siç e kurorëzuam lirinë dikur me ndihmën e tyre, njësoj shpresojmë që me ndihmën e tyre ta përmbyllim edhe procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, anëtarësimin në Kombe të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Por, të nderuara zonja dhe zotërinj, të nderuar deputetë liria kërkon edhe mirëmbajtje. Gjithmonë ka forca destruktive që e cenojnë atë. Sot, Kosova, rajoni, por edhe i gjithë globi po përballet me rreziqe të shkaktuara nga kursi agresiv i Rusisë. Tendencat destabilizuese të saj, nëpërmjet përdorimit të aleatit të saj tradicional, Serbisë, synojnë të shkaktojnë destabilizim edhe në rajonin e Ballkanit. Përpjekje të tilla i dënojmë fuqishëm, siç e dënojmë edhe kërcënimin e hapur dhe tendencën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kjo përplasje nuk është vetëm një luftë ndërmjet dy shteteve, por edhe përpjekje për krijimin e një rendi të ri botëror. Është një konflikt i ashpër ndërmjet demokracisë e lirisë së popujve në njërën anë kundër autokracisë në anën tjetër, që synon ta rrëmbejë të drejtën e popujve për të jetuar të lirë dhe siç duan ata. Për të gjithë ata që pyesin pse Kosova merret me Ukrainën sot, po u jap një përgjigje nëpërmjet deklaratës së përfaqësuesit të SHBA-ve në OSBE, i cili tha: “Kjo krizë është shumë më e madhe se sa thjeshtë një krizë në Ukrainë. Kjo ka të bëjë me llojin e botës në të cilën duam të jetojmë. Një botë në të cilën tanket dhe raketat e një fqinji të fuqishëm mund të vendosin fatinë një vendi fqinj APO një botë në të cilën qytetarët lirshëm zgjedhin të ardhmen e vendit të tyre për veten e tyre.” Kosova ka vendosur se në cilën anë është. Prandaj, Kosova fuqishëm edhe sot qëndron me aleatët e saj dhe qëndron në anën e demokracisë. E vlera e demokracisë më së shumti shihet në ditë si kjo, më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë sonë. Të nderuar të pranishëm Kosova sot nuk është as ajo e qershorit 1999, as ajo e 17 shkurtit 2008. Megjithatë, liria jonë ende nuk është përmbushur, sepse sot i kujtojmë edhe mbi 1600 të zhdukur me dhunë, zbardhjen e fatit të të cilëve po e mbanë peng Serbia. Por, një është e sigurt që nuk do të pushojmë asnjë
Fjalimi i Presidentes Osmani në Pritjen shtetërore për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shumë të nderuar të pranishëm, I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, I nderuar Kryeministër i vendit z. Kurti, Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Të nderuar përfaqësues diplomatik, shkëlqesi ambasadorë, Të nderuar ish-presidentë, ish-kryeministra, Përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Të nderuar mysafirë nga garda e Iowa-s që na keni nderuar me vizitën tuaj sot, Të nderuar e shumë të dashur përfaqësues nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Të nderuara media, Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Katërmbëdhjetë vite më parë u mblodhën të gjithë qytetarët tanë në sheshet e rrugët e Kosovës për të gëzuar e frymuar ajrin aq të freskët e të ëmbël të pavarësisë. Rreth e përqark botës nuk mund të shihje fytyra më të lumtura, sy më të qeshur, e brohoritje entuziazmi e shprese për shtetin tonë të porsalindur – Republikën e Kosovës: shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë përvjetor, sikurse edhe në çdo vit tjetër e në çdo ditë të punës sonë në kujtesën tonë kapërcejnë aktet e dhimbshme të sakrificës së pashembullt për shtet e për liri, si dhe aktet e qëndresës së pareshtur për ta jetësuar ëndrrën tonë për demokraci, për shtet të pavarur e për liri. Prandaj, edhe sot i kujtojmë prijatarët tanë të shtetësisë e të lirisë, nisur nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, i cili e bëri të njohur në botë dhimbjen e madhe të qytetarëve tanë që shtypeshin nën një regjim të tmerrshëm dhe e siguroi respektin e gjithë botës për vendosmërinë e tyre për të jetuar të lirë, në tokën e tyre, si pjesë e botës demokratike, e duke vazhduar deri tek secili dëshmorë e martir i këtij vendi të prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari. Përjetë u jemi mirënjohës çlirimtarëve, vizionarëve, të gjithë veprimtarëve e atdhedashësve. Të nderuar të pranishëm, Kosova jonë po shndërrohet dita ditës në Kosovën për të cilën kemi ëndërruar dhe kemi punuar shumë brez pa brezi. Çdo gur i vënë deri me tani në themelet tona po merr formën e plotë me punën e përditshme të atyre që i japin kuptim të vërtetë pavarësisë. Po flas për mantelbardhët, po flas për ushtarët, për policët, për zjarrfikësit, për bujqit që punojnë tokat e arat tona, për punëtorët qofshin ata në sektorin publik ose ata në sektorin privat, për vajzat e djemtë tanë, gratë e burrat, pleqtë e plakat, pavarësisht moshës, e mbi të gjitha për fëmijët tanë, për të ardhmen e vendit tonë. Jeni ju, prandaj është Kosova. Jeni ju, prandaj frymon shpresa. Në këto 365 ditë rrugëtim nga hera e fundit kur u takuam për pritjen shtetërore me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë, Kosovës sonë iu shtuan edhe shumë ngjyra krenarie. Flamuri i Kosovës kaq krenar e me shumë dinjitet valvitej në 4 anët e botës. Vendi ynë përjetoi emocione të shumta, qoftë në Lojërat Olimpike, në festivalet filmike më me renome nëpër botë, në skenat më të shndritshme të muzikës, në pistat e skijimit, në garat e matematikës, të shkencës, teknologjisë informative e gjithandej. Përmes zonjës Fahrie Hoti, e grave të Krushës, përmes Yllkës, Blertës, Kaltrinës, Samirit, përmes Duas, e Ritës, Kianës, e Albinit, Majldinës, Distrias, Akilit, Norës, Lorianës, e shumë e shumë të tjerëve, emri Kosovë tingëlloi shumë më ndryshe, tingëlloi shumë më mirë. Emri i Kosovës u bë sinonim i triumfit, sinonim i kampionëve, i suksesit dhe i ekselencës. Të gjithë juve, dhe të gjithë atyre që do të ndjekin shembullin tuaj, ne u jemi mirënjohës përherë. E gjithë Kosova përkulet përpara jush, e u jemi përjetësisht falënderues! E shumica nga emrat që sapo i përmenda e kanë një të përbashkët: në vitin që lamë pas, triumfuan vajzat dhe gratë tona. Në vitin që lamë pas, na prinë përpara vajzat e gratë tona me sukseset e tyre. Prandaj, me të drejtë, këtë vit simboli ynë i pavarësisë, obelisku NEWBORN, u dedikohet grave e vajzave tona, të cilat përkundër sfidave e vështirësive, vazhduan gjithnjë t’i mbajnë krahët e tyre lartë. Për të gjitha ju që sot gëzoni ditët e lirisë, por edhe për të gjitha që sakrifikuan jetën e tyre për liri, për të gjitha gratë të cilat kërkojnë e meritojnë drejtësi edhe sot 23 vite pas lirisë, për të gjitha nënat që ende nuk dinë për fatin e bijve të tyre, por kurrë nuk dorëzohen – për të gjithë atë që përfaqësoni e për forcën që keni treguar çdo ditë, ne ju përkulemi. Të dashur qytetarë, Sfidat, sigurisht, janë të pranishme. Disa janë globale dhe ne nuk u shmangemi dot, e disa të tjera janë të brendshme të cilat po punojmë t’i tejkalojmë së bashku. Por dua t’ju siguroj që për të dyja ne e kemi edhe vullnetin edhe gatishmërinë që të përballemi me to e t’i mbisundojmë. Dhe jam e sigurt, se sikurse ashtu deri me tash, miqtë që na qëndruan pranë në ditë të mira e në ditë të vështira, do të vazhdojnë të jenë në mesin tonë e atyre do t’u rreshtohen përkrah dhe shumë e shumë të tjerë. Arritjet e derikëtushme na bëjnë krenarë, por na japin edhe motiv shtesë për ta bërë Kosovën vend edhe më të dinjitetshëm të qytetarëve tanë po kaq dinjitarë. Urime Ditën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të vendit tonë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!
Presidentja Osmani pranoi telegrame urimi nga presidenti i Turqisë, Shqipërisë, Mbreti i Holandës, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti i Bangladeshit dhe i Sllovenisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në 14 vjetorin e pavarësisë së vendit ka pranuar telegrame urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Mbreti i Holandës Willem-Alexander R, Presidenti i Banglladeshit, Abdul Hamid, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Presidentja Osmani ka pranuar telegrame urimi nga presidentët e Maltës, Malit të Zi, Estonisë, Kroacisë, Mbreti i Arabisë Saudite dhe Mbretëria e Tajlandës

Me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Osmani ka pranuar telegrame të shumta urimi.