presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit si dhe kryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Genc Nimanbegu

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenten Osmani e kanë uruar kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani, si dhe kryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Genc Nimanbegu.

Në telegramin e urimit të kryetarit të Kuvendit të  Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani, thuhet se jetësimi i Kosovës Republikë është ideal i shumë e shumë dëshmorëve, luftëtarëve, patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë kudo në botë, përgjatë shekullit XX-të dhe jo vetëm.

“Republika e Kosovës, për këto 14 vite pavarësi, ka bërë shumë hapa pozitiv në drejtim të konsolidimit dhe ndërkombëtarizimit të subjektivitetit të saj. Sigurisht, për arsye të njohura, hapa të tjerë konkret duhet bërë në mënyrë që të arrihet deri te caku i të rënëve, në mënyrë që të arrihet deri të caku i të gjallëve. Ne shqiptarët në Malin e Zi, kemi besim dhe shpresë që Kosova për pak kohë do të mund ti bëhet jo vetëm zot vetvetes, por edhe model rajonit dhe Evropës në perspektiva dhe integrime”, thuhet në telegramin e kryetarit të Kuvendit të  Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani.

Ndërkaq kryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Genc Nimanbegu, në telegramin e tij, me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë shkruan: “Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, përshëndes arritjet e jashtëzakonshme dhe të deritanishme të ndërmarra në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe konsolidimin e institucioneve, si faktor kyç për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në avancimin e aspiratave të palëkundura euro-atlantike”.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.