Presidentja Osmani në Konferencën për Siguri, flet në tryezën për Ballkanin Perëndimor

Në ditën e fundit të Konferencës për Sigurisë në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar si folëse në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si dhe për sfidat dhe mundësitë në rrugën drejt strukturave euroatlantike.
Presidentja Osmani takoi presidentin e Letonisë, Egils Levits

Në vazhdim të takimeve me liderë shtetëror dhe të organizatave ndërkombëtare, në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Presidentja Osmani diskutoi në Konferencën për Siguri në Mynih në panelin për angazhimin për demokraci

Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë. Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya.
Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Danimarkës, sekretarin e Shtetit të Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet dhe drejtoreshën e EUROPOL-it

Në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, në takime të ndara, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet e saj, këtë herë me ministrin e Jashtëm të Danimarkës z. Jeppe Kofod, sekretarin e shtetit të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet z. Paul Richard Gallager, dhe drejtoren e Europolit znj. Catherine de Bolle.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takuan kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis

Krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
18.02.2022 – VENDIM PËR SHPALLJEN E THIRRJES PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
18.02.2022 – THIRRJE PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE PROGRAMEVE PËR PERSONA FIZIK DHE OJQ
FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE – BUXHETI I PROJEKTIT
FORMULARI PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONE
Presidentja Osmani ka pranuar telegrame urimi nga presidentët e Lituanisë, Maqedonisë, Singaporit dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka pranuar telegrame urimi me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në vazhdën e telegrameve të urimit, Presidentja Osmani ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.