presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi presidentin e Letonisë, Egils Levits

Në vazhdim të takimeve me liderë shtetëror dhe të organizatave ndërkombëtare, në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, Egils Levits.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për përkrahjen e vazhdueshme që Letonia ka ofruar për Republikën e Kosovës. Në këtë takim, u diskutua lidhur me situatën aktuale në Ukrainë, dhe ndikimin e saj në shtetet baltike dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia në vazhdimësi ka synuar dhe synon edhe destabilizimin e Ballkanit.

Ndër të tjera, në këtë takim mes dy presidentëve u diskutua edhe për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës, dhe mënyrat se si Letonia mund ta përkrahë shtetin tonë në këtë drejtim. Nga Letonia u kërkua përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave, përmes diskutimeve me shtetet anëtare, të cilat mund të kenë hezitime për këtë proces.

Presidentja Osmani tha se shtetet baltike shërbejnë si një shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se Republika e Kosovës do të vazhdoj ndërmarrjen e hapave konkret për ta avancuar statusin e vet në integrimin e mëtejshëm në strukturat euro-atlantike. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.