Presidentja Osmani: Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, bashkë me znj. Zeinah Salahi, drejtore e USAID-it në Kosovë dhe në prezencë të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, z. Jeffrey M. Hovenier, ka nënshkruar sot amandamentin e katërt të Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amandamenti parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve, duke e rritur totalin e grantit në mbi 73.4 milionë dollarë.
Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Pastasellës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Pastasellës së Rahovecit, në 23 vjetorin e saj, kur forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth.
Shtyhet deri të dielën (3 prill 2022), afati për thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se është shtyrë deri të dielën (3 prill 2022), afati për thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve nga shoqëria civile, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
Presidentja: Forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja mbetet qëllim strategjik i politikës sonë të jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka përmbyllur vizitën e saj në Katar, ku ka qëndruar me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Intervista e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për televizionin Al Jazeera English

Presidentja Osmani: Të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë në Beleg janë e vërteta e luftës sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.
Presidentja Osmani ka takuar komunitetin e biznesit në Katar

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Katar, ka takuar edhe udhëheqësit e Odës Ekonomike të Katarit dhe udhëheqësen e Fondacionit të Katarit, si dhe iu drejtua audiencës së Qendrës Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike.
Presidentja Osmani u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit Konsultativ të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu ka takuar Kryetarin e Kuvendit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.
Presidentja Osmani kujton Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi dhe Masakrën e Izbicës: Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës ndaj 16 anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu dhe Selman Gashit në Podujevë si dhe Masakrës afro 150 personave në Izbicë të Skënderajt.
Presidentja Osmani: Ambasadori Menzies përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas vdekjes së ish-diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.