DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Ambasadori Menzies përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas vdekjes së ish-diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.

“Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i misionit të SHBA-së në Kosovë, ka ndërruar jetë.

Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.