Presidentja Osmani priti në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Konferenca për media e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja Osmani pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Llogarisim në lidershipin tuaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja Osmani në 20 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyqit: Guximi, vendosmëria e urtia e fjalës së tij mbetet shembull për politikanët e sotëm e të nesërm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar kryetarin e parë të Suharekës së pasluftës dhe veprimtarin e shquar të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, Ukë Bytyqin në 20 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani: Çështja e mbrojtjes së ambientit ka të bëjë me jetën tonë të përditshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Fjalimi i Presidentes Osmani në hapjen e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci: Regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësues institucional e politik të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Fjalimi i Presidentes Osmani në shënimin e Javës për të drejtat e viktimave të krimit

I nderuar u.d. Kryeprokuror, z. Kelmendi, I nderuar Kryesues i KPK-së, z. Maloku, I nderuar kryetar i Gjykatës Supreme, z. Peci, I nderuar Ambasador Hovenier, Ambasador Wigemark, Të nderuar përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe Zotërinj; Dëshiroj që fillimisht të shprehë vlerësimin tim për organizimin e shënimit të javës së viktimave dhe e konsideroj si shumë të rëndësishme mundësinë që të diskutojmë së bashku një çështje kaq të rëndësishme me të cilën sfidohet shteti dhe shoqëria jonë. Konsideroj se shënimi i javës së viktimave këtë vit bëhet edhe më i rëndësishëm nga fakti se ai vije pak kohë pasi opinioni ynë u trondit nga raste të krimeve të neveritshme të dhunimeve seksuale. Prandaj, do e shfrytëzoj këtë rast për t’u ndalur posaçërisht tek nevoja e luftimit efikas dhe të pakompromos ndaj këtyre krimeve të shëmtuara. Siç jemi në dijeni të gjithë, gjatë muajve të kaluar, vendi ynë është tronditur nga shumë histori shokuese të dhunimeve e ngacmimeve seksuale – viktimë e të cilave krime në disa raste ishin edhe të miturat. Ndonëse vetë fakti se kanë ndodhur këto krime është mjaftueshëm i rëndë për ta alarmuar secilin prej nesh, ajo që e bëri akoma më të rëndë këtë situatë ishte mungesa e reagimit efektiv të institucioneve në adresim të këtyre veprave penale. Prandaj, pas takimeve që kemi pasur me institucionet përgjegjëse, sot jam këtu për të bërë thirrje publike për një rol shumë më proaktiv të institucioneve tona në parandalimin, hetimin, ndjekjen penale si dhe gjykimin më efektiv të veprave penale kundër integritetit seksual. Në takimet me krerët e institucioneve të drejtësisë kam adresuar pikërisht çështjen e e dështimeve dhe defekteve sistemike, që janë vënë në pah nga analiza dhe vlerësime që janë bërë tashmë disa vite me radhë, duke përfshirë edhe analiza të partnerëve tanë ndërkombëtar. Në takime tona, kemi diskutuar për mënyrat më të mira se si mund t’i adresojmë së bashku të metat dhe defektet e sistemit tonë, jo vetëm të sistemit të drejtësisë por edhe në mekanizmat tjerë ligjzbatues, për të forcuar parandalimin dhe luftimin e krimeve seksuale, si dhe mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave. Domosdoshmërisht, parandalimi dhe luftimi i krimit, e sidomos, mbështetja e viktimave, kërkon një qasje shumëdimensionale. Institucionet tona, përtej atyre të drejtësisë, duhet të punojnë më shumë në parandalimin dhe luftimin efikas të këtyre akteve të shëmtuara kriminale, që, përveçse e shkelin ligjin, shkelin edhe vlerat tona themelore, familjare e shoqërore. Prandaj, duhet që së bashku të punojmë edhe në vetëdijesimin dhe informimin e publikut në lidhje me dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale, e mbi të gjitha se si mund t’i mbrojmë më shumë fëmijët tanë, e të gjithë qytetarët tanë. Është me rëndësi që të punojmë në ngritjen e kapaciteteve institucionale, duke përfshirë të gjithë zyrtarët e përfshirë në parandalim, në ndjekje dhe në ndëshkim të kryesve të këtyre veprave: duke filluar nga qendrat për punë sociale, institucioneve arsimore, e deri tek policia, prokuroria dhe gjykatat. Defektet e identifikuara në mekanizmat tonë institucional janë të shumta, duke u nisur nga ato më themelore, siç janë ekzistimi i mekanizmave dhe procedurave gjegjëse brenda institucioneve arsimore e deri tek problemet më të ndërlikuara, siç është mënyra e interpretimit juridik të nocionit të veprës penale të dhunimit seksual. Në këtë drejtim, është diskutuar tashmë se shumë nga zyrtarë të sistemit të drejtësisë shpeshherë përdorin standarde të vjetërsuara në hetim, ndjekje dhe gjykim të veprave të dhunës seksuale, duke mos zbatuar konceptin modern, i cili është edhe i aplikueshëm në kodet tona, pra konceptin modern të elementit dallues të veprës penale të dhunimit, gjegjësisht, mos dhënia e pëlqimit, por në vend të saj duke kërkuar gjurmë fizike të dhunës. Madje, nuk munguan as raste shokuese kur gjyqtari mori si rrethanë lehtësuese mungesën e lëndimeve fizike në një rast dhunimi të një vajze të mitur. Siç e dini, tek rastet e të miturve, madje as elementi i mosdhënies së pëlqimit nuk ka nevojë të dëshmohet. Më e pakta që mund të bëjnë institucionet tona është të veprojnë në mbrojtje të viktimës në mënyrën sa më efikase dhe efektive. Dhe në raste të shumta, e veçanërisht në rastin e fundit të vajzës 11 vjeçare, është parë se ky reagim i duhur në mbrojtje të viktimës ka munguar. Përveç kësaj, ka pasur raste të tjera paraprake kur është vënë re vonesë e skajshme midis kallëzimit penal dhe ngritjes së aktakuzës. Po kaq tronditëse janë dënimet e ulëta, madje edhe nën minimumin e paraparë me ligj, kur ato janë shqiptuar nga gjykatat. Këtu është vënë re se ka shmangie të dukshme edhe të zbatimit të udhëzuesve për rekomandim dhe matjen e dënimit edhe nga prokurorët edhe nga gjyqtarët. Një qasje e tillë nuk është mbrojtje e viktimave, një qasje e tillë është mbrojtje e kriminelëve, edhe më keq, një qasje e tillë është inkurajim i kriminelëve, është inkurajim për të vazhduar dhunimet ndaj vajzave tona, ndaj djemve tanë, ndaj fëmijëve të kësaj Republike. Prandaj, kjo përveçse indinjon qytetarët tanë, ndikon thellë në humbje të besimit të tyre në drejtësi dhe trimëron keqbërësit edhe më tej që të vazhdojnë me abuzimet e tyre kriminale, pa pasur asnjëherë frikë nga dora e drejtësisë. Kemi kuptuar po ashtu që deri tani ka munguar protokolli i bashkërendimit midis institucioneve, prandaj, kam mirëpritur lajmin se një protokoll i këtillë tashmë është duke u hartuar. Një aspekt tjetër tejet i rëndësishëm është kujdesi që duhet t’ua ofrojmë viktimave të krimit në të gjitha rastet, e sidomos në këto raste të ndjeshme të dhunimeve e ngacmimeve seksuale. Është koha e duhur për të adresuar më mirë ndihmën ndaj viktimave, përmes përmirësimit të kapaciteteve njerëzore e fizike për t’i trajtuar ato pas këtyre ngjarjeve traumatike për to. Është diskutuar po ashtu vazhdimisht se ka mungesë të kapaciteteve, përfshirë këtu prokurorë të specializuar në çështjet e dhunës seksuale, veçanërisht në rastet për të mitur, psikologë dhe punëtorë socialë për të trajtuar rastet e ndjeshme dhe se ka pengesa e vonesa në monitorimin e materialeve të vëzhgimit siç janë: videot,
Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ka pritur në takim Zonjën e Parë të Maltës, Mary-Anne Vella

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për vizitë zyrtare, në Kosovë ka qëndruar presidenti i Maltës, George Vella, e shoqëruar nga zonja e parë Mary-Anne Vella, të cilët u pritën me nderime të larta shtetërore.