presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin Pjetërshtan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e ka kaluar në fshatin Pjetërshtan, për t'ua uruar kremtën e Krishtlindjes dhe më pas vizitoi familjen Simoni.

Në vijim gjeni të plot postimin e Presidentes:

Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit.

Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli.

Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikëpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne.

Gëzuar Krishtlindjen! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.