presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka drekuar me ushtarët amerikanë në kampin “Bondsteel” për drekën tradicionale të Krishtlindjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu dhe vajzat Anda dhe Dua Sadriu, kanë vizituar ushtarët amerikanë në kampin “Bondsteel”, me të cilët ka drekuar drekën tradicionale të Krishtlindjes, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Statusi i plot i Presidentes Osmani:

Me ftesë të komandës së Kampit Bondsteel, edhe sivjet iu bashkuam ushtarëve për drekën tradicionale të Krishtlindjes.

Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, ua përcollëm urimet tona për festat e fundvitit, si dhe mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur për vendin tonë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.