Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në koktejin e fundvitit të organizuar nga Këshilli Konsultativ për Komunitete (KKK).
Presidentja i përgëzoi anëtarët e rinj të përzgjedhur të KKK-së dhe u uroi punë të mbarë për dy vitet e ardhshme. Në fjalën e saj, Presidentja foli për rëndësinë e Këshillit, si organ kushtetues në promovimin e të drejtave të komuniteteve.
Tutje, Presidentja Osmani theksoi se mandati i KKK-së tregon se ky mekanizëm është një nga zërat më të rëndësishëm të komuniteteve në Kosovë, i cili i jep mundësinë komuniteteve që të përfshihen në nisma legjislative dhe si rezultat, si dhe ta avancojnë pozitën e komuniteteve në vendin tonë.
Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar mbështetjen për punën e KKK-së brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore.