Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, Christian Grønbech-Jensen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Presidentja Osmani priti në takim zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Derek Chollet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë z. Derek Chollet, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj
Presidentja përkujton Enver Malokun: Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Në prag të fillimit të projektit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit dhe deputetë të këtij subjekti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Artina Qazimi dhe Elmi Aziri.
Reagim

Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë. Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq”. Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit. Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës.
Urimi i Presidentes Osmani për Krishtlindjen Ortodokse

Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!
Deklaratë e Presidentes Osmani lidhur me plagosjen në Shtërpcë

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.
Presidentja Osmani priti në takim deputetin britanik David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë Bashkuar.