presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit dhe deputetë të këtij subjekti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Artina Qazimi dhe Elmi Aziri.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka marrëdhënie miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe se synohet që ato të intensifikohen edhe më tej.

Sipas Presidentes Osmani, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse për raportet e mira ndërshtetërore.

Më tej, Presidentja Osmani ka folur dhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe e siguri.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, sikurse edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Përfundimi sa më i shpejtë i autostradës, në pjesën e Maqedonisë së Veriut që e lidhë me Kosovën, si dhe realizimi i projekteve të tjera infrastrukturore, sipas Presidentes Osmani do të ndihmojë në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.