Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.
Presidentja Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Z. Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës.
Presidentja Osmani takoi kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi.
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë. Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.
Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Presidentja Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.
Presidentja Osmani ka mbajtur takimin të rregullt koordinues me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë.
Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Presidentja Osmani takoi ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.
Presidentja Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.