presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në njëzetë vjetorin e vrasjes.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet.

Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Heroizimi i tij i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.