Presidentja Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të ndryshëm botëror me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga: Shtetet e Bashkuara France Gjermania Mbretëria e Bashkuar Italia Shqipëria Turqia Austria Australia Belgjika Bullgaria Finlanda Emiratet e Bashkuara Arabe Holanda Hungaria Katari Kuvajti Letonia Luksemburgu Mali i Zi Malta Maqedonia e Veriut Arabia Saudite Senegali Sllovenia Suedia Tailanda Org. Frankofonisë Org. FES Partia FORCA Lëvizja Qytetare Perspektiva Listën e plotë të letrave mund ta gjeni në këtë vegëz: Letrat e urimit për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Fjalimi i Presidentes Osmani në iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë

Përshëndetje të gjithëve, Good afternoon everyone, Mr. Ambassador, Dear Jeff, Të nderuar z. Mustafa dhe z. Rexhepi, Shumë të dashur nxënës të shkollës Xhemail Mustafa, çfarë kënaqësie e jashtëzakonshme të jemi sot bashkë me ju, dhe po i jepni bukuri kësaj ngjarje, me të cilën po e nderojmë Presidentin Clinton dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Duke qenë se kjo ngjarje organizohet bashkë me Shoqatën Historike të Shtëpisë së Bardhë (White House Historical Association), fjalimin do ta mbajë në anglisht, sepse këtë ngjarje, përfshirë edhe kontributin tuaj do ta përcjellim edhe tek Global Clinton Initiative, pra do ta sheh edhe vet Presidenti Clinton. Të dashur miq, Sa ditë e bukur për tu mbledhur bashkë me miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara për të shënuar Ditën e Presidentëve. Dhe përderisa kjo nuk është festë formalisht këtu në Kosovë, për shkak të lidhjes sonë të thellë me Shtetet e Bashkuara, valët e kësaj feste po ndjehen edhe këtu në Republikën tonë. Njerëzit tanë janë thellësisht të lidhur me shumë presidentë të SHBA-së, sepse në rastin tonë ata shpesh janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë sonë. Për nder të Ditës së Presidentëve, ne jemi mbledhur sot këtu përmes traditës së krijuar nga Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë. Ne mblidhemi këtu me fëmijët e Kosovës, për të festuar një president amerikan që dëgjoi lutjen tonë për liri dhe paqe. Një president që dëgjoi vërtet zërat e fëmijëve tanë dhe të popullit tonë. Ky është Presidenti Bill Clinton, Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë presidencës së tij, Presidenti Clinton tregoi përkushtimin e tij të palëkundur për të promovuar paqen, lirinë dhe drejtësinë dhe refuzoi të qëndrojë duarkryq dhe të shohë njerëzit e pafajshëm duke vuajtur. Presidenti Clinton dëgjoi luftën e popullit të Kosovës dhe u bë zëri ynë. Ndërhyrja në Kosovë ishte një mision humanitar i rendit më të lartë, i nxitur nga vlerat më themelore njerëzore të drejtësisë, dhembshurisë dhe dinjitetit. Përmes udhëheqjes dhe vendosmërisë së tij të guximshme u shpëtuan jetë të panumërta dhe u realizua shpresa për ndërtimin e një vendi të lirë dhe të pavarur. Presidenti Clinton na ka mësuar shumë, por në veçanti trashëgimia e tij këtu në Kosovë na ka mësuar që gjithmonë, gjithmonë, të ngrihemi kundër shtypjes dhe të luftojmë për drejtësi, pavarësisht se sa e frikshme mund të duket sfida. Ndërsa po mblidhemi këtu sot, më kujtohet vizita e parë e Presidentit Clinton në Kosovë pas luftës, ku ai u përshëndet ngrohtësisht në Ferizaj nga një grup të rinjsh. Njëri nga fëmijët foli në emër të të gjithëve kur tha: “Ju premtuat se do të na sillnit të sigurt në shtëpitë tona dhe e mbajtët premtimin”. Zoti President, ju bëtë shumë më tepër sesa që thjesht mbajtët premtimin tuaj. Mu për këtë arsye lidershipi juaj vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite, ndërsa ne forcojmë demokracinë tonë, sundimin e ligjit dhe pozicionin tonë në komunitetin global si kontribues i paqes. Dhe ne e dimë drejtpërdrejt rëndësinë e udhëheqjes së fortë dhe vizionare. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë përballur me shumë pengesa në të kaluarën, duke përfshirë dekada të shtypjes dhe diskriminimit, të cilat kulmuan me një luftë gjenocidale. Këto sfida mundëm t’i kapërcejmë falë vendosmërisë sonë të palëkundur, të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe luftës çlirimtare, të udhëhequr nga UÇK-ja, por edhe thellësisht falë kontributit të miqve tanë amerikanë. Të dashur miq, Teksa shënojmë këtë ditë të rëndësishme reflektimi, le t’i ripërkushtohemi parimeve të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë që përfaqësojnë dy kombet tona. Le të vazhdojmë të nderojmë kujtimin e atyre që kanë punuar për një botë më të mirë, ndërsa ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme, më të sigurt për të gjithë qytetarët tanë. Pra, le të kujtojmë dhe nderojmë të gjithë trashëgiminë e mbështetjes së Presidentit Clinton për Kosovën. Le të riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të drejtësisë, dhembshurisë dhe dinjitetit dhe le të punojmë së bashku për të krijuar një botë ku çdo person mund të jetojë i lirë nga dhuna dhe persekutimi. Dhe si përfundim, le të kujtojmë se lidershipi i vërtetë nuk është vetëm të kesh pushtet, por edhe me mbrojtjen asaj që është e duhur dhe e drejtë. Ashtu sic qëndroi Presidenti Clinton pranë me një popull të shtypur, me të gjithë ne, në vitin 1999, Presidenti Biden sot vazhdon të tregojë lidership të vërtetë ndërsa qëndron krah për krah me popullin e Ukrainës, në këto momente kur po flasim sot në ditën e Presidentit. Të dy këta shembuj solidariteti dhe mbështetjeje janë një dëshmi e rëndësisë së jashtëzakonshme të nevojës që bota demokratike të qëndrojë e bashkuar kundër shtypjes dhe urrejtjes. Faleminderit të gjithëve, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani ka ndarë Medalje Presidenciale në 15 vjetorin e pavarësisë (Pjesa I)

Në vijim gjeni listën e parë të të dekoruarve : – Kapiten Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative për Rajonin e Prishtinës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Kapiten Fatmir Balaj, shef i Njësisë Speciale Operative për Rajonin e Mitrovicës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Toger Adem Ribari, shef i Operativës në Njësinë Speciale Intervenuese, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Njësisë Speciale Intervenuese, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar Kolonel Mentor Shabani. – Drejtorisë për Inteligjencë dhe Analizë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar zyrtarja Policore Zyhra Zeqiri. – Njësisë Speciale Operative, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar kapiten Besart Ahmeti. – Hajriz Sejdiu, Drejtor i Departamentit të Gatishmërisë (Agjencia e Menaxhimit Emergjent), i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. – Njësisë së reagimit të shpejtë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin, Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Medaljen e ka pranuar, zyrtarja Policore Lirije Lipaj. – Rreshter Fatmire Ulaj, Gjenerata e parë e Policisë së Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Sigurisë, me motivacionin për kontribut të shquar në sigurinë publike dhe përkushtimin ndaj atdheut. – Daut Berisha, piktor shqiptar në Paris, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – post mortem, me motivacionin për të arritura të larta në krijimtarinë artistike dhe promovimin e vlerave kulturore. – Anton Pashku, shkrimtar, prozator, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave– post mortem, me motivacionin për vlera kulmore në prozën moderne shqipe dhe kontribut të shquar për kulturën shqiptare. – Arif Bozaxhi, shkrimtar i etnisë turke dhe veprimtar i njohur për lirinë e Kosovës, i është ndarë Urdhri Hasan Prishtina, me motivacionin për krijimtari letrare dhe promovim të diversitetit kulturor të Kosovës. – Ramadan Musliu, ndër shkrimtarët e spikatur të Kosovës, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – Post mortem, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e letërsisë, arteve dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kosovë. – Ymer Elshani, shkrimtar, është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave – Post mortem, me motivacionin për arritje të larta në krijimtarinë letrare për fëmijë dhe promovim të krijimtarisë në Kosovë. – Shyqri Nimani, dizajner, profesor, kaligrafitst i Deklaratës së Pavarësisë, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për disejnimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe kontribut të veçantë në fushën e arteve. – Baletit Kombëtar të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin Për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe kultivim e afirmim të vlerave kulmore artistike. – Teatrit Kombëtar të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore teatrore. Medaljen e ka pranuar Visare Aliu – kryesuese e KD. – Galerisë Kombëtare të Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore artistike në artet pamore. Medaljen e ka pranuar Renea Behluli – kryesuese e KD. – Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe kultivim e afirmim të vlerave tradicionale kulturore. – Filarmonisë së Kosovës, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovim të vlerave kulmore të muzikës klasike. – Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, i është ndarë Medalja Presidenciale e Meritave, me motivacionin për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe promovimin e veprimtarive bibliotekare. Në këtë link mund t’i gjeni fotot e pjesës së pare: Shkarko Fotografitë

This site is registered on wpml.org as a development site.