presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore. Një veprim i tillë, potencoi ajo, është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.