Presidentja Osmani: Kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakres së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit 2022 në sport

I nderuar President i Komitetit Olipmpik, z.Krasniqi, E nderuar zëvendësministre, Daulina Osmani, Të nderuar shkëlqësi ambasadorë, Shumë të dashura sportiste e sportistë, Të nderuar të pranishëm, Është nder për mua të jem sonte në këtë ceremoni, në të cilën nderohen lauretatët e vitit. Secili prej jush këtu sot është një dëshmi e fuqisë së punës së palodhur, vendosmërisë dhe disiplinës. Ju po e ngritni çdoherë flamurin e Republikës sonë lart e më lart në çdo cep të botës, ndaj u jemi falënderues gjithmonë që po e bëni shtetin tonë të shkëlqejë në shumë diciplina sportive. Fitoret tuaja nuk kanë të bëjnë vetëm me fitimin e medaljeve apo thyerjen e rekordeve, megjithëse janë padyshim arritje mbresëlënëse. Ato kanë të bëjnë edhe më shkëlqimin e një shteti të tërë. Por, para se gjithash bëhet fjalë për mishërimin e vlerave të sportit, këmbënguljes dhe respektit për veten e për konkurrentët. Të jesh një sportist i madh do të thotë gjithashtu të njohësh rolin që luajnë të tjerët në suksesin tonë. Askush prej nesh nuk e arrin madhështinë i vetëm. Ju keni mbështetjen jo vetëm të trajnerëve, të familjeve, miqve, por mbi të gjitha edhe të ekipeve tuaja e të tifozëve. Ne u detyrohemi atyre që gjithmonë po përpiqen për përsosmëri dhe po përfaqësojnë sportin tonë me dinjitet dhe me një krenari të madhe. Laureatëve tanë të sportit, dua t’u them urime për arritjet tuaja të jashtëzakonshme! Ju na keni frymëzuar të gjithëve me talentin tuaj, përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur ndaj sportit dhe ndaj shtetit tonë. Ju jeni shembull për brezat e ardhshëm, ndaj na keni bërë vazhdimisht krenarë. Dua t’ju kujtoj gjithashtu se rrugëtimi juaj si sportist nuk ka përfunduar. Do të keni sfida të reja dhe mundësi të reja përpara. Teksa vazhdoni ta ndiqni pasionin tuaj, ju bëj thirrje që të mos harroni kurrë vlerat që ju kanë sjellur deri këtu. Vazhdoni rrugën përpara. Mbajeni lart shpirtin garues. Përpiquni për përsosmëri në diciplinat tuaja dhe frymëzoni të tjerët që ta bëjnë të njëjtën gjë. Të nderuar sportistë, Është nder për mua të jem në mesin e vajzave dhe djemve tanë sportistë të suksesshëm, që na sjellin emocione, fitore dhe krenari. Luftërat e xhudisteve tona në tapet janë prezantimi më i mirë që i bëhet shtetit. Distria dhe xhudistet tjera kampione olimpike janë gladiatore në garë, por janë edhe fytyra e të rinjve e të rejave tona. Janë fytyra e Republikës sonë, janë perspektiva e shtetit tonë. Faleminderit që e keni bërë vazhdimisht Republikën tonë krenare! Ju lumtë të gjithëve që jeni shndërruar në ambasadorë të Republikës, pavarësisht se cilin sport e përfaqësoni sonte, sepse siç u përmend edhe nga Presidenti i Komitetit Olipmik, sukseset po vijnë pandalshëm në të gjitha sportet nga xhudoja tek futbolli, në basketboll, në hendboll, në boks e në shumë e shumë sporte të tjera. Por, ju nuk jeni thjesht sportistë, ju në veçanti vajzat që janë sonte këtu me ne e shumë të tjera që nuk marrin pjesë në këtë ceremoni keni thyer barrierat dhe keni hapur rrugën për brezat e vajzave dhe grave që do të vijnë. Ju i keni treguar botës se vajzat janë po aq të afta, e në xhudo edhe më të afta se sa burrat në shumë e shumë sporte dhe se nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë nëse jemi të vendosura e këmbëngulëse. Angazhimi juaj i palëkundur ndaj sportit tuaj është një dëshmi e vërtetë e pasionit, përkushtimit dhe punës tuaj të palodhur. Në sportin e xhudos veçmas, Kosova ka bërë histori tashmë. Sot shteti ynë i vogël është shndërruar në konkurrentin kryesor të vendlindjes së xhudos, Japonisë. Kjo falë një emri të përveçëm: ai është Driton Kuka. I nderuar Driton kryemjeshtër me të drejtë, faleminderit për punën që keni bërë me sportistët tanë që prekën majat e sportit botëror e bashkë me ta në këto maja u ngrit i gjithë shteti dhe populli ynë! Ju jeni më shumë se trajner, ju jeni emblema e shtetit të Kosovës! Të nderuar sportistë, Mos harroni se fitoret më domethënëse nuk janë vetëm ato që vijnë nga fitorja në gara, por edhe ato që vijnë nga zhvillimi i karakterit, i vlerave dhe mentalitetit tuaj. Faleminderit që na frymëzoni të gjithëve me suksesin tuaj të vazhdueshëm! Ju na keni treguar se çfarë do të thotë të jeni ju kampion e shteti ynë konkurrent krahas shteteve më të mëdha të botës. Sa herë që e bëni të mundshme që flamuri ynë të ngrihet mbi flamujt e shteteve të tjera në gara ndërkombëtare, kujtojeni se prapa e keni një popull të tërë që ju do, ju mbështet dhe emocionohet pandalshëm. Thjesht, sepse ju na mësuat se çfarë është krenaria e vërtetë! Ju përgëzoj edhe një herë dhe ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme!

Presidentja Osmani ka emëruar anëtarin e KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Alban Krasniqi.
Fjala e Presidentes të Republikës së Kosovës, Sh S. Vjosa Osmani Sadriu me rastin e ditëlindjes së Perandorit

Zoti kryeministër, Zoti ambasador, Deputetë, Ministra, Të nderuar mysafirë, pjesëtarë te medias Shkëlqesi Ambasadorë, Është nder të jem këtu përkrah ambasadorit të sapo akredituar të Japonisë në Republikën e Kosovës z. Mizuuchi dhe të gjithë juve, për të shënuar këtë rast të veçantë të ditëlindjes së Perandorit. Në këtë ditë, i urojmë Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito dhe popullit të Japonisë paqe, begati dhe shëndet. Festimi i sotëm i Sovranit të Japonisë është gjithashtu një festë e historisë së pasur të Japonisë, traditave dhe përfundimisht e popullit të saj. Është një festë e forcës dhe qëndrueshmërisë së kombit japonez. Dy vendet tona mund të jenë larg në distancë, por në vlera dhe orientim politik nuk mund të ishim më afër. Ne ndajmë një vizion për një botë paqësore të rrënjosur në sistemet e bazuara në vlera të cilat na bashkojnë. Nga etika e punës, tek vlerat dhe tradita familjare, nga vizita ime në Japoni vitin e kaluar e di se përveç politikave dhe vizionit tonë, njerëzit tanë kanë edhe shumë të përbashkëta. Por ndoshta në mënyrë unike ne ndajmë një lidhje me dashurinë tonë për sportin e xhudos. Më kujtohet shpesh momenti i veçantë në të cilin dy superyjet tanë fituan medalje të arta në Tokio, kur kryeministri i atëhershëm i Japonisë më tha gjatë takimit tonë dypalësh: “E dini, zonja Presidente, e vetmja herë kur Japonia humbë një medalje të artë në xhudo është kur luajmë kundër Kosovës”. Shumë të rinjve kosovarë iu është dhënë mundësia unike për të studiuar në Japoni dhe ka pasur investime japoneze këtu në vendin tonë, por shpresojmë që të dyja këto të rriten në muajt dhe vitet e ardhshme. Krahas të qenit aleati ynë më i rëndësishëm në kontinentin e Azisë, Japonia ka qëndruar pranë nesh në ditët tona më të errëta dhe ka vazhduar të ecë me ne në rrugëtimin tonë shtetndërtues me projekte të ndryshme të cilat kanë bërë një ndryshim të thellë, një ndryshim më pozitiv në jetën e qytetarëve tanë. Do të doja të përfitoj gjithashtu nga ky rast t’ju uroj mirëseardhje z. Ambasador, t’ju mirëpres përsëri në Republikën e Kosovës këtu në mesin e miqve dhe t’ju them se mund të vazhdoni të mbështeteni në Kosovën si në një partner demokratik, të vendosur dhe të besueshëm. Shpresojmë që emërimi juaj do të vazhdojë ndërtimin mbi themelet e forta të aleancës sonë dhe se do të hapë kapituj të rinj të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Populli i Kosovës ka dashuri për vendin tuaj dhe në emër të tij dua t’ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditëlindjen e Perandorit! Faleminderit.

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.
Presidentja Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet. Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez, Ryuta Mizuuchi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.