presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi partitë politike shqiptare në Maqedoni të Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka takuar subjektet politike të shqiptarëve: BDI, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Besa.

Subjektete politike shqiptare e kanë vlerësuar me rëndësi historike fjalimin e Presidentes Osmani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në takim me liderë të këtyre subjekteve, presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e shqiptarëve për stabilitetin e dhe prosperititetin e Maqedonisëe së Veriut. Sipas Presidentes Osmani, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë kontribuar jo vetëm në shtetndërtim, por vazhdojnë të kontribuojnë edhe më tej në të ardhmen evropianë të shtetit të tyre.

Presidentja Osmani ka potencuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut luajnë një rol më rëndësi në raportet ndërshtetërore, teksa të dy shtetet janë të gatshme për thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje reciproke në rrugëtimin evropian.

Në këtë kontekst ka potencuar gatishmërinë e Kosovës për t’i mbështetur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në kultivimin, ruajtjen e gjuhës shqipe, trashëgimisë kulturore dhe projekte të ngjashme.

Me liderët e subjketeve politike shqiptare u diskutuan edhe për nevojën e intenstifikimit të bashkëpunimit ekonomik, në infrastrukturë, turizëm dhe fusha të tjera të intreresit të dyanshëm. edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

This site is registered on wpml.org as a development site.