presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe me bijën e Presidentit Rugova, Teuta Rugova, kanë bërë përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova”, në komunën e Çairit.

“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.