presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kryetarin e VMRO-DPMNE, z. Hristijan Mickoski

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka takuar kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në takim me z.Mickoski, Presidentja Osmani ka potencuar raportet e shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriur dhe ka shprehur gatishmërinë që ato të thellohen edhe më tej.

Gjithashtu ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin besnik ndaj vlerave evropiane të demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se nvojën e përshpejtimit të procvesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si parakusht për paqe e stabilitet në rajon.

This site is registered on wpml.org as a development site.