DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Në vijim gjeni të plotë deklaratën e Presidentes Osmani:

Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme.
Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë.
Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë.

Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.