Ndarja e Medaljeve Presidenciale në fushën e Sportit

Sporti ka qenë e mbetet frymëzues i madh i brezave. Duke ua njohur këto merita Presidentja Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave shumë sportistëve, përfshirë gjeneratës së artë të futbollistëve të Prishtinës, të cilët në vitet ‘80 dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futboll. Poashtu janë dekoruar kontributdhënës në sportin e basketbollit, hendbollit dhe shahut.

Ndarja e Medaljeve dhe Çmimeve për Inovacion

Kosova është prijëse e zhvillimeve teknologjike dhe shteti me konkurueshmërinë më të madhe në fushën e IT-së në rajon. Për këtë qëllim, Presidentja u ndau medalje të meritave dhe çmime për inovacion kompanive pioniere të teknologjisë informative në Kosovë. Këto kompani, me vullnetin e tyre të fortë dhe aftësitë e tyre të larta inovative, kanë hapur shtigje të reja dhe kanë bërë Kosovën një faktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare në fushën e teknologjisë informative. Kompanitë ICK dhe Gjirafa u dekoruan me Medaljen Presidenciale të Meritave, ndërkaq Çmimi për Inovacion i është ndarë kompanive: e Stikk, Venture UP, Solaborate, Linkplus, Shkolla Digjitale, UCX, Labbox, Bonevet, Cacttus Education, Open data Kosova dhe Appdec.

Ndarja e Medaljeve Presidenciale për Rock grupet

Rock grupet e viteve ’80 kanë qenë pjesë e “boom”-it kulturor në Kosovë, në kohën kur ajo po shtypej e kultura jonë po mohohej. Muzika e tyre paralajmëroi e stimuloi ndryshime shoqërore dhe u bëri jehonë aspiratave, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim. Mbrëmë Presidentja Osmani ju ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupeve : Minatori, Trix, Elita 5, TNT, Gjurmët, Oda, 403, MAK, Ilirët, Telex, Fisnikët e Fontana.

Presidentja Osmani priti në takim të fundvitit ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë javës në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Presidentja Osmani dhe Ministrja Nagavci diskutuan për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sektorit të arsimit, por edhe sektorëve të tjerë, në takim u potencua rëndësia e veçantë që luan në këtë drejtim bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinsititucional. Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e arsimit, prandaj gjatë takimit u diskutua për prioritetet tashmë të adresuara si dhe për planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore.

Presidentja Osmani priti në takim të fundvitit minstrin e Shëndetësisë, Arben Vitia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjatë kësaj jave ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e shëndetësisë përgjatë vitit, si dhe sfidat kryesore në këtë sektor. Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e shëndetësisë, prandaj gjatë takimit u diskutua për reformat që janë realizuar si dhe planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore. Në mes tjerash, Presidentja Osmani foli edhe për angazhimin e rregullt në drejtim të ndërtimit të partneriteteve, të reja të cilat kanë për qëllim mbështetjen e sektorëve të ndryshëm në vend, me ç’rast veçoi komunikimet e rregullta dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerë të shumtë ndërkombëtar me qëllim të mbështetjes dhe avancimit të shërbimeve të ofruara në fushën e shëndetësisë.

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e betimit të ushtarëve të FSK-së – Gjenerata 2023

I nderuar Kryeministër Kurti, I nderuar Ministër Maqedonci, I nderuar Gjeneral Jashari, Të nderuar përfaqësues të partnerëve tanë, Staf komandues e profesional i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Të dashur ushtarë, nënoficerë e oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Të nderuar ushtarakë e zyrtarë të vendeve partnere, Të dashur ushtarë të rinj të Gjeneratës 2023, Të dashur prindër e familjarë, Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur që sot në këtë ceremoni të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe të kurorëzimit të suksesit të madh të 325 djemve e vajzave tona të Gjeneratës 2023 të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashur ushtarë të rinj të kësaj gjenerate, Jam krenare që ju sot do mbani uniformën e forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jam krenare veçanërisht me hapin e parë që hodhët në pragun e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, duke prekur ëndrrën tuaj për t’u bërë ushtarë e ushtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, Republikës së Kosovës. Ju duke përvetësuar mësimet e trajnimit jeni formësuar dhe zhvilluar në ushtarakë me karakter që përvetësojnë idealet e shenjta të detyrës, nderit dhe atdheut, të ndërlidhuara me vlerat dhe standardet më të larta të ushtarakëve të vendeve anëtare të NATO-së. Besnikëria, nderi, integriteti dhe guximi tanimë janë mishëruar në shërbimin tuaj ndaj vendit. Përmes Programit Ushtarak keni rrënjosur kompetencat themelore ushtarake të nevojshme për të fituar të gjitha betejat në një rajon e një botë me sfida e kërcënime komplekse, si dhe me frymëzimin e duhur për përsosmëri të vazhdueshme profesionale dhe shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Krahas këtij misioni të shenjtë, tanimë jeni familjarizuar me secilin trajnim sipas Doktrinës së ushtrisë amerikane dhe standardeve të NATO-s, e të gatshëm për të realizuar misionin dhe detyrat e shenjta në operacionet e përbashkëta shumëkombëshe, krah për krah me kolegët e forcave të vendeve aleate në shërbim të mbrojtjes së vlerave euroatlantike të demokracisë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale, kontinentale e globale. Të dashur ushtarakë, Nga sot, ju do të betoheni për besnikërinë ndaj detyrës dhe Republikës dhe do t’i bashkëngjiteni korpusit të ushtarëve të tjerë që i shërbejnë atdheut tonë. Bëhuni shembull i ushtarakut profesionist me moral, dinjitet, integritet dhe ndershmëri të lartë, sepse aty do të keni çelësin e mirëbesimit të ndërsjellë që si ekipe të arrini të maksimizoni sinergjinë tuaj për realizimin e detyrave tuaja. Rikujtoj edhe me këtë rast, se në cilësi të Komandantes Supreme, përveç mirënjohjes dhe vlerësimit të lartë për sukseset dhe të arriturat e FSK-së, kam qenë vazhdimisht e interesuar për statusin e mirëqenies sociale e ekonomike të personelit ushtarak të Forcës sonë. Bazuar në vlerësimin e sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale në mjedisin e sigurisë së vendit, dhe me qëllim të forcimit dhe avancimit të statusit zyrtar dhe përmirësimit të mirëqenies socio-ekonomike të pjesëtarëve të FSK-së, gjatë këtij viti së bashku me ekipin tim, kemi punuar në hartimin e propozimit për një Program Shtetëror që bazohet në shtatë shtylla kyçe, si në vijim: E para është: Realizimi i pagesave të shtesave në paga për rrezikshmëri; E dyta është: Realizimi i pagesave të punës me ndërrime apo të kujdestarisë dhe punës jashtë orarit; E treta është: Shërbimi i sigurimit jetësor dhe shëndetësor; E katërta është: Ndërtimi dhe funksionalizimi i Spitalit Ushtarak për shërbime deri në nivelin terciar për ushtarakët, policët, për ushtarakët dhe policët tanë dhe familjet e tyre, për familjet e ushtarëve të FSK-së dhe të policëve të Policisë së Kosovës të rënë në detyrë, si dhe për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; E pesta është: Përmirësimi i cilësisë së ushqimit dhe transportit; E gjashta është: Sigurimi i banimit të përballueshëm nëpërmjet një programi të veçantë; Dhe, e shtata është: Krijimi i Fondit Kreditues me kushte të veçanta për Ushtarët e FSK-së; Për të gjitha çështjet që kërkojnë ndryshime legjislative, Presidenca do të bashkëpunoj ngushtë me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera relevante. Kjo do të përfshijë konsultime të gjera me institucionet, specialistët dhe partnerët e interesuar, për të siguruar përgatitje dhe zbatim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të programit përkatës. Nëpërmes kësaj nisme, synojmë të forcojmë dhe përmirësojmë kushtet e shërbimit në Forcën e Sigurisë duke u bazuar në përvojën dhe praktikat e vendeve të tjera të suksesshme. Përveç aspektit operacional më të efektshëm ushtarak, ky program do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të banimit, shëndetit dhe mirëqenies socio-ekonomike të ushtarakëve tanë, si dhe në rritjen e nivelit të zhvillimit dhe avancimit profesional dhe operacional. Ne jemi të vendosur që Kosova të jetë një partner i sigurt dhe kontribuues për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare, siç edhe është dëshmuar me ngritjen e buxhetit në mbi 2% të GDP-së, duke arritur kështu e tejkaluar edhe standardin e shumë vendeve të NATO-s. Me këtë program shtetëror të mbështetjes ushtarake, do të bëhej edhe një hap tutje i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve tona, si dhe përmirësimit të kushteve për ushtarakët tanë, duke siguruar që ata të jenë gjithmonë të gatshëm për sfidat dhe sukseset e ardhshme. Me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjitha palëve kompetente politikëbërëse dhe vendimmarrëse, besoj se do të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta, të përcaktuara edhe në këtë program të mbështetjes. Së bashku, do të vazhdojmë të zhvillojmë forcat tona ushtarake, në forca të fuqishme, të përgatitura dhe të përkushtuara për të mbrojtur çdo cep të territorit tonë dhe për të shërbyer për të gjithë qytetarët tanë. Kam besimin se së bashku për vitin që po hyjmë, do të adresojmë me prioritet të lartë të gjitha këto çështje. Të dashur prindër, familjarë dhe ushtarë e ushtare të rinj, Ju falënderoj nga zemra të gjithë prindërve dha familjarëve për mbështetjen tuaj shumë të çmuar që ka mundësuar që bijtë e bijat tuaja të ngrihen përballë sfidave duke iu qëndruar afër, ju i motivuat ata që mos të dorëzohen kurrë. Ju i frymëzuat ata që të

Presidentja Osmani priti në takim Avokatin e Popullit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelajn. Në takim u diskutua për situatën në vend për sa i përket të drejtave të njeriut. Me këtë rast, Avokati i Popullit e njoftoi Presidenten Osmani për rastet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të garantimit të të drejtave të qytetarëve. Ndër të tjera, Presidentja Osmani u informua edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. Presidentja dhe Avokati i Popullit poashtu diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani për kremtën e Krishtlindjes qëndroi në familjen Laçi në Prizren

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, për kremtën e Krishtlindjes, qëndruan në familjen Laçi në Prizren. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive.

This site is registered on wpml.org as a development site.