Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, për kremtën e Krishtlindjes, qëndruan në familjen Laçi në Prizren.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Sikurse çdo vit, kremtën e Krishtlindjes e kaluam në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave. Kësaj rradhe, bashkë me Prindonin, qëndruam në familjen Laçi në Prizren. Aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive.