Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit. Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani, sikurse në Samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema. Samiti do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar në korrik. Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme. Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri. Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut. Kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje. Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore. I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin!
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13- vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.
Presidentja Osmani takoi ministrin australian Bill Shorten

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën është takuar dje me ministrin australian, Bill Shorten. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në Zvicër, falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën. Bashkë, diskutuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit në sfera të ndryshme dhe rolin e çmueshëm të mërgatës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë.
Presidentja Osmani takoi Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën është takuar dje me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Postimi i plotë i Presidentes: Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Kenias, William Ruto. “Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj. Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!
Presidentja Osmani takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë. “Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Fjalimi përmbyllës i Presidentes Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve. Në vijim gjeni të plotë fjalimin dhe postimin e Presidentes Osmani: Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet. 25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë. Fjalimi përmbyllës i Presidentes Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve: