DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi ministrin australian Bill Shorten

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën është takuar dje me ministrin australian, Bill Shorten.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në Zvicër, falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën.

Bashkë, diskutuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit në sfera të ndryshme dhe rolin e çmueshëm të mërgatës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.