DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13- vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë.

Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.