Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretaren Rand: Ngrita shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Takim produktiv në New York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative.

Presidentja: Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies dëshmor. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!

Presidentja Osmani Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton: Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York ka takuar Presidentin Clinton dhe Sekretaren Clinton. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës! Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!

Presidentja Osmani takoi Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në New York. Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidentja Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies: Janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës

Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës. Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Xheva dhe Fehmiu, ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët. Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës. Në çdo cep të Kosovës ndihet sakrifica e tyre – në lirinë që jetojmë, në shtetin që kemi ndërtuar dhe në shpresën për një të ardhme më të ndritur. Lavdi e përjetshme Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit!

Presidentja Osmani vizitoi disa shkolla shqipe në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar disa shkolla shqipe, në New York. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në New York, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore. Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaret tona, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

Presidentja Osmani vizitoi Federatën Pan Shqiptare “Vatra”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra”. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: E themeluar nga Noli e Konica, Federata Pan Shqiptare “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara. Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci. Sot kisha nderin ta vizitoj “Vatrën” dhe ta takoj anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Presidentja Osmani kujton atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi

Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës. Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës. Koloneli ishte një udhëheqës ushtarak dhe vizionar që besonte thellë në lirinë e Kosovës. Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni. Qoftë i pëhershëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!

This site is registered on wpml.org as a development site.