Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë

26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç. Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi. Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Gambisë, Adama Barrow

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Gambisë, Adama Barrow. “Diskutim i frytshëm me Presidentin e Gambisë, Adama Barrow, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë Presidentja Osmani iu bashkua liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën

Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu bashkua liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York. “E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York. “Në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në New York, mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen vjetore të liderëve nga Atlantic Council

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen vjetore të liderëve nga Atlantic Council. “Në New York, në pritjen vjetore të liderëve nga Atlantic Council”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani takoi Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë. “Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani. “Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani
Me ftesë të Presidentit Biden Presidentja Osmani mori pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit Joe Biden ka marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror.
Presidentja në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: “Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative. Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë.
Presidentja Osmani takoi kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.