Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. “Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi Sekretarin Blinken: E falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për liderë në Nju Jork, është takuar me Sekretarin Antony Blinken. “Gjithmonë kënaqësi të takohem me Sekretarin Blinken, një përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për liderë në Nju Jork, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Biden: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Dr. Biden. “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló: Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. “Në selinë e Kombeve të Bashkuara, kisha kënaqësinë ta takoj Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani takoi ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. “Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani mori pjesë në takimin e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë dje në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor. “Takimi i djeshëm i organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Presidentja Osmani.

This site is registered on wpml.org as a development site.