Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për liderë në Nju Jork, është takuar me Sekretarin Antony Blinken.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Sekretarin Blinken, një përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për liderë në Nju Jork, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve”, ka shkruar Presidentja Osmani.