Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra”.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
E themeluar nga Noli e Konica, Federata Pan Shqiptare “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara.
Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci.
Sot kisha nderin ta vizitoj “Vatrën” dhe ta takoj anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara.