Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar disa shkolla shqipe, në New York.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në New York, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaret tona, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.