Presidentja Osmani përmbyllë vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale.
Presidentja Osmani takoi Ambasadorin Robert Wood

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ambasadorin Robert Wood. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon.
Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, mori pjesë në Ceremoninë e ndërrimit të Komandës Rajonale – Lindje të KFOR-it

Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, me ftesë të Komandantit të kampit ushtarak Bondsteel, respektivisht Komandantit të Komandës Rajonale – Lindje mori pjesë në Ceremoninë e ndërrimit të Komandës Rajonale – Lindje të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, e cila u mbajt në Kampin ushtarak amerikan Bondsteel. Me këtë rast, Zotëria i Parë i shprehu mirënjohje dhe falënderime Komandantit në largim të forcave të armatosura amerikane, Kolonelit Baker, ndërsa Komandantit të ri, Kolonelit Helzer, i uroi mirëseardhje dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme.
Presidentja Osmani në Hopkins Bloomberg Center në Washington foli për rrugëtimin e Kosovës: Një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Hopkins Bloomberg Center në Washington, D.C., ka folur për rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në Hopkins Bloomberg Center në Washington, D.C., ndava rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi, si dhe theksova rëndësinë e mosdorëzimit kurrë në rrugën drejt lirisë. Më poshtë një përmbledhje e fjalimit tim në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.
Presidentja Osmani takoi në New York Kongresistin Mike Lawler

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në New York, Kongresistin Mike Lawler. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Sot në New York takova edhe Kongresistin Mike Lawler me të cilin diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Një partneritet i fortë 🇺🇸🇽🇰 jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por edhe më shumë prosperitet të përbashkët. Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë që na ndihmon vazhdimisht të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Presidentja Osmani takoi Kongresistin Ritchie Torres

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresistin Ritchie Torres. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance.
Presidentja Osmani takoi lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe përfaqësuesit nga Google dhe Amazon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital ishin në qendër të diskutimeve në takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon. Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm. Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale.
Presidentja Osmani dekoroi Ambasadorin Walker, Kongresistin e ndjerë Lantos, Ambasadorin Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë, Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos, Ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: FALEMINDERIT nga populli i Kosovës! 🇽🇰🇺🇸 Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës. Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë.
Presidentja Osmani nis vizitën në ShBA: Filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!
Presidentja: Tina Kaidanow ishte një udhëheqëse e patrembur dhe e guximshme që luajti një rol të madh në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-ve në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë. Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-ve në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë. Tina ishte një udhëheqëse e patrembur dhe e guximshme që luajti një rol të madh në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj. I përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të saj duke na lënë të pikëlluar për humbjen e saj.