Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Hopkins Bloomberg Center në Washington, D.C., ka folur për rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Hopkins Bloomberg Center në Washington, D.C., ndava rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi, si dhe theksova rëndësinë e mosdorëzimit kurrë në rrugën drejt lirisë.
Më poshtë një përmbledhje e fjalimit tim në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.