Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-ve në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-ve në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë.
Tina ishte një udhëheqëse e patrembur dhe e guximshme që luajti një rol të madh në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj.
I përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të saj duke na lënë të pikëlluar për humbjen e saj.