DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim nobelistin Denis Mukwege, njëherit avokues për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim nobelistin Dr. Denis Mukwege, një nga avokuesit më të zëshëm në botë për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Gjatë takimit, u diskutua për nevojën e vazhdueshme për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Me këtë rast, Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme në skenën globale për t’i shkëmbyer praktikat më të mira në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja Osmani theksoi se lufta për drejtësi për të mbijetuarit është një mision jetësor, nga i cili nuk duhet dorëzuar asnjëherë.

Dr. Denis Mukwege ishte po ashtu pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga Presidentja Osmani në prill të vitit 2024.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.